Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Klevisa Ymeri

Shqiptarja 29-vjeçare, Klevisa Ymeri e cila aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër në Kroaci në prill të këtij viti është dënuar me 4 vite burg.

Në fillim të gjyqit i cili u mbajt ditën e djeshme (1 tetor), Ymeri pranoi se është fajtore, por jo ashtu siç thuhet në aktakuzë.

Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym.

Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,” tregoi një dëshmitar i cili ishte i pranishëm kur ndodhi aksidenti.

Nga ana tjetër, Ymeri gjatë dëshmisë së saj tha se bëri shenjë që të parakalonte, por sipas saj gjithçka ndodhi shumë shpejt deri në momentin e përplasjes.

“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,” tha ajo, ndërsa shtoi se nuk mbante më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që kishte pësuar.

Zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Sosha dhe përfaqësuesi i familjes Derek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrozic, thanë se e pandehura është fajtore. Ndërsa avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

Kur ndodhi aksidenti tragjik?

Aksidenti tragjik ndodhi më 10 prill në zonën e Ratacit. Pas një parakalimi të gabuar që kreu Klevisa Ymeri, makina e saj u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër ku mbeten të 21-vjeçari Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut