Shkaktoi trazira me thirrjet për të hyrë në presidencë, arrestohet lideri i ekstremit të djathtë në Serbi

Shkaktoi trazira me thirrjet për të hyrë në presidencë, arrestohet lideri i ekstremit të djathtë në Serbi

Lideri i organizatës

Drejtuesi i djathtistëve serbë, Damjan Knezheviç është arrestuar ditën e sotme pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme ku protestuesit tentuan të hynin në presidencën e Serbisë.

Në pfanga kanë rënë edhe dy persona të tjerë nën akuzën se kanë bërë thirrje për rrëzim të rendit kushtetues në Serbi. Ndaj tyre rëndojnë edhe akuzat për armëmbajtje pa leje.

Mbrëmjen e djeshme, Beogradi u përfshi nga protestat e mbështetësve të grupit rus, ‘Wanger’, të cilët kërkuan që Serbia të mos vazhdojë dialogun me Kosovën. Gjatë protestës pati edhe përplasje të policisë me grupin e protestuesve të cilët hodhën edhe vezë në godinën e presidencës. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite