Ka nisur në heqja e të gjitha shkallëve të drurit të cilat janë vendosur nga banorët e zonës së Kukësit, në segmentin Kalimash-Kukës-Morin në rrugën e Kombit.

Policia rrugore e Kukësit në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në këtë rrugë, ka vendosur që ti heqë të gjitha këto shkallë, që nga banorët e zonës shfrytëzohen në vend të mbi e nënkalimeve, por ka paralajmëruar se kushdo që do të rivendosë të tilla shkallë do të penalizohet.

Ka qenë shefi i policisë rrugore, Valentin Florini ai që ka nisur këtë aksion për largimin e shkallëve që janë të vendosura në mes të trafikndarëseve, pasi ka pasur raste kur ato janë bërë edhe burim aksidentesh rrugore.

Aksioni ka nisur mesditën e së hënës dhe policia ka hequr 16 shkallë druri në bashkëpunim dhe me kompaninë mirëmbajtëse të rrugës së Kombit.

kukes autostrada

kukes autostrada

kukes autostrada

kukes autostrada

kukes autostrada

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)