Shkallë të reja tek diga e Liqenit, vendosen kangjellat dekorativë përgjatë shëtitores (FOTO)

Shkallë të reja tek diga e Liqenit, vendosen kangjellat dekorativë përgjatë shëtitores (FOTO)

Punimet tek Parkut të Liqenit

Transformimi i Parkut të Liqenit nuk ndalet. Një pamje komplet e re për hyrjen te shëtitorja e Liqenit Artificial nga ana e Zoo Park, si pjesë e punimeve për rikualifikimin e digës. Më parë një rrëpirë balte, ndërsa tashmë është shndërruar në një infrastrukturë të re e praktike që mundëson krahas shkallëve, edhe kalimin me lehtësi të biçikletave dhe karrocave.

Infrastruktura e re e shkallëve mundëson tashmë kalimin edhe nga hyrja për te shëtitorja e digës nga ana e Zoo Park. Ndërkohë, ka nisur puna për vendosjen e  kangjellave me elementë druri përgjatë shëtitores te diga, një masë e domosdoshme për të ndaluar kalimin e frekuentuesve te skarpati e për t'i orientuar drejt shkallëve.

Paralelisht, po vijon puna edhe nga punonjësit e APR mbjellja me bimësi dekorative përgjatë shëtitores  duke zbukuruar një nga zonat më të frekuentuara e të dashura të Parkut të Madh!  Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë riparuar pistën e vrapimit e cila do të ndihmojë jo vetëm ata që do të bëhen pjesë e Maratonës, por njëkohësisht edhe mijëra qytetarëve të cilët preferojnë vrapin në natyrë për një jetë më të shëndetshme.

Për herë të parë, Liqeni i Tiranës do të jetë pjesë edhe e Maratonës së Tiranës, ku vrapuesit nga 40 vende të ndryshme të botës do të kalojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja