Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur, përmes një statusi në Facebook, shkrirjen e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, për paaftësi në përballje me krimin. Kreu i qeverisë shkruan se nuk ka vend në Policinë e Shtetit asnjë punonjës i cili përzihet me çorbën e krimit dhe kush s'ka vullnet të përballet me elementët e krimit të organizuar.
Rama i përgjigjet edhe sulmeve të Bashës në adresë të Policisë së Shtetit. "Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan. Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit. E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit. Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie", shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
TA HARROJNE SE DO TE NA NDALIN
Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan👍 Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit👨&zëj;✈️⭐️
...
E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit👎
Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi👏
...
Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi🇦🇱
Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë✌️

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com