Komisioni hetimor "Për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Cefa dhe Lulzim Lelcaj" është mbledhur paraditen e së shtunës për miratimin e raportit përfundimtar. Raporti, i hartuar nga kryetari i komisionit, Armando Subashi dhe sekretari, Ulsi Maja, pritet të paraqesë konkluzionet e hetimit gati njëmujor, ne perpjekje per të provuar pretendimet e deputetëve të maxhorancës për shkelje të rënda të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi.
Të premten, komisioni ku nuk merr pjese opozita, zhvilloi një séancë dëgjimore me Cefën dhe Lelcajn, të cilët dhanë shpjegime në lidhje me çështjet e ngritura në kërkesën për shkarkim nga deputetët e shumicës, ndërsa i konsideruan antikushtetuese argumentat e maxhorancës për shkarkimin e tyre nga detyra. Pas publikimit sot ne komision, raporti do t'i përcillet per miratim séances së Kuvendit.
Me 25 shtator Kuvendi vendosi ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e të dhënave, fakteve dhe rrethanave për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që përbëjnë dhe shkak për kërkesën për shkarkim, e nenshkruar nga 39 deputetë të maxhorancës.
ATSH
/Shqiptarja.com