Pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Bledar Abdullai nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka reaguar gazetari Carlo Bollino. Në një status të shkurtër në Facebook, gazetari Bollino tregon për gjyqin e 6 viteve më parë, ku gjyqtari Abdullai zhvilloi një proces për të cilin gazetari nuk u njoftua asnjëherë, e u dënua 75 mijë euro, për një shkrim të pashkruar nga Bollino.
Bollino thekson se vendimi i Abdullait, mbante vetëm firmën e tij, pasi këtë çështje kishte vendosur më herët Partia Demokratike.
Mes të tjerash gazetari shkruan:
“M’u tha vetëm se nuk ishit ju që kishit vendosur, por partia demokratike: ju kishit firmosur “vetëm” vendimin. Tani, dokumentet e Vettingut sqaruan me mirë se kush ishit.”.
Reagimi i plotë i gazetarit Carlo Bollino:
Lamtumirë zoti Abdullaj, kur gjashtë vite më parë më dënuat të paguaj 75 mijë euro pa më njoftuar për procesin, pa një avokat dhe për një artikull që nuk e kisha shkruar kurrë, nuk ju njihja. M’u tha vetëm se nuk ishit ju që kishit vendosur, por partia demokratike: ju kishit firmosur “vetëm” vendimin. Tani, dokumentet e Vettingut sqaruan me mirë se kush ishit. Dhe vërtetojnë atë që gjithmonë e kam menduar: nëse një njeri pranon të përulet ndaj urdhërave të një partie, nuk e bën për dobësi apo nga frika, e bën, sepse ka shumë për të humbur dhe akoma më shumë për të fshehur. Bye bye.
-
Zoti Bolino , para disa ditesh ju hodhet si problem te drejte , rushikimin e vendimeve gjygjesore per persona te bere pis nga morali dhe qe i kap vetingu . Keni te drejten e ligjit dge te zotit per te bere rekurs per vendimin e ketij mostre ne emer te PD .
Përgjigju -
Bollino je njishi I gazetarise shqiptare Faleminderit,,, Per te tille gazetare ka nevoje Shqiperia ,per fat te keq nuk ka dhe sdo kete per shume kohe
Përgjigju -
Karlo Bollino je një ekzenplar je një intelektual serioz bravo të qoft për trimërin e korektësin tënde . Sikur Shqipria të kishte nja 4 gazetar si ty do ishte një mrekulli për shtypin Shqiptar . RRESPEKT KARLO BOLLINO
Përgjigju -
Karlo Bollino je një ekzenplar je një intelektual serioz bravo të qoft për trimërin e korektësin tënde . Sikur Shqipria të kishte nja 4 gazetar si ty do ishte një mrekulli për shtypin Shqiptar . RRESPEKT KARLO BOLLINO
Përgjigju -
Jam Me Ty Carlo , ISHTE SI SEMUNDJE BUTE " i pafajshmi " Bledar, ishte me i keq, se i keqi vete, mendo FLISTE NE EMER TE REPUBLIKES KY MOSTER.SUKSESE VETINGUT
Përgjigju-
Mos u mërzit ,or vëlla! Gjyqësorit të korruptuar , po i vjen fundi. Do ta dorëzojnë, ç’të kanē vjedhur. Ti rrofsh, se ke dhënë kontributin tënd të vlerë, për Shaipërinë tonë.
-
Ky bledari si semundje e Bute, po te shih ate Arben Mullahin dhe Edvin Pollozhani qe sjapin vendim pa u "kollitur"
-







Komente
Komento