Kur në pushimin e mbledhjes të së enjtes me ministrat dhe grupin e tij parlamentar, kryeministri Rama u kishte thënë të mos vonoheshin se do diskutonin dhe ndryshimet në qeveri, ata që e dëgjuan qeshën duke e marrë si një batutë të rastit.
Pjesa e dytë e takimit vijoi me raportimet e ministrave e pastaj me fjalën e kreut të grupit Taulant Balla, dhe askujt nuk i shkoi më në mendje te fjalët e tij hedhura shkarazi. Ndërhyrja e dytë e Ramës, e përforcoi bindjen se gjthçka mund të kishte qenë një shaka, pasi për minuta të tëra të gjata, ai foli për solidaritetin mes njëri-tjetrit duke kritikuar përçarjet dhe xhelozitë që po u hanin kokat.
Këtu ai foli dhe Belinda Ballukun dhe se si kishin qenë të shumtë ata që mund të ishin qejfmbetur me të, thjesht për shkak të “karakterit të fortë dhe impulsiv”
E ndërsa të gjithë menduan se ndërhyrjes së tij të dytë i kishte ardhur fundi, Rama doli në temën e paralajmëruar duke njoftuar zëvendësimin e Ballukut, të cilin e konsideroi të pashmangshëm, në kushtet kur pezullimi i saj nga detyra kishte mbetur në fuqi. Një akt që sipas tij, në anë tjetër e bën gjithnjë e më të panevojshëm, kërkesën e prokurorisë për arrestimin e saj.
Ndërsa më herët kishte deklaruar se ndryshimet në skuadrën qeverisëse, këtej e tutje do t’i ngjanin atyre në një lojë basketbolli (ku ndërrimet e lojtarëve nga fusha në stol mund të jenë të shpeshta) ai renditi listën e ndërhyrjeve në kabinetin e tij.
Për zëvendësimin e Ballukut, kryeministrit ju desh të gjente dy emra. Albana Koçiun, si numër dy të qeverisë dhe Enea Karakaçin, vartës Ballukut, të cilit I besoi Energjinëë dhe infrastrukturën, një nga dikasteret më të rëndësishëm,
Karakaçi, së fundmi drejtor I OSHEE-së ka mbajtur disa pozicione në ministrinë e energjisë dhe infrastrukturës.
Ajo që i sheh me një tjetër sy lëvizjet e fundit të Edi Ramës është opozita. Për ta, Balluku po ikën, por gjurmët e saj janë ende aty.
“Nuk pres ndonjë ndryshim. Balluku deri dje firmostë vetë, tani do firmosë përmes të tjerëve. Enea Karakaçit i ka marrë SPAK celularin, që është nën hetim. Apo i kanë bërë kontroll banese, çfarë ndryshimi po ofron”, tha deputeti i PD në një intervistë për Report Tv.
“Emërimi i rrethit të ngushtë të Belinda Ballukut në postet e mbajtura prej saj provon se Edi Rama nuk është më një kryeministër i lirë! Pyetja që shtrohet sot është serioze: A është në gjendje Edi Rama të negociojë me Bashkimin Europian pa pengesa, pa shantazhe, pa frikën se Belinda Balluku e merr me vete?”, shkruan Gazment Bardhi.
Lëvizja e Ballukut, Ramën e detyroi të ndryshonte formacionin e qeverisë me 4 hyrje të reja. Veç Karakacit të “infrastrukturës”, ndryshime pësoi dhe Mbrojtja. Pirro Vëngu u shkarkua pa bërë 2 vite në krye të kësaj ministrie për tja lënë vendin Ermal Nufit, deri disa muaj më parë në kabinetin e Belinda Ballukut.
Surprizë ishte shkarkimi i Elisa Spiropalit 5 muaj pasi e emëroi në krye të ministrisë së jashtme. Në vend të saj një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB e BE.
Nga prurjet e reja të qeverisë, Ferit Hoxha është i vetmi që gëzon respektin mes demokratëve. Ish-ministri i jashtëm i PD-së Besnik Mustafaj e uroi publikisht për detyrën e tij të re.
Me këto lëvizje, Rama shpërbleu dhe të rinjtë. Eriona Ismailin, deputeten e re të Vlorës, ndonëse pa shumë ekspericencë në jetën paralamentare, e emëroi si ministre për marrëdheniet me parlamentit. Ismaili ka një detyrë të rëndësishme, përballjen me opozitën në parlament.
Toni Gogu është ndër të paktat figura që vjen me rritje, ai do të jetë ministri i ri i drejtësisë në vend të Besfort Lamallarit, i cili shkon sërish atje ku ka shërbyer prej vitesh si zv/ministër, të Punët e Brendshme, por këtë herë në drejtimin e saj.
Ministrat e rinj do të duhet të marrin votëbesimin e parlamentit, në pot ë njëjtën sallë ku në të kundërt Belinda Balluku do të duhet të pres vendimin për fatin e saj përball SPAK.
Komente












Te vendoset para drejtesise si gjith tjeret dhe ta provoj pafajsine e saj pa u mbrojt nga partia.Vendose vartesit e saj pa ndryshuar asgje.Nese e mbron kaq fort do thot qe Balluku te ka nen sqetull dhe te valvit si do vet.Nuk duhet te jet deputete kuvendi nje figure e tille
PërgjigjuBeqirja ka ne kontroll te gjithe grupet kriminale dhe ty sta mban te mos e mbrosh. Kaq thuaj.
PërgjigjuOpozitës dhe i ha b...dhe i djegë ajo.Zatem parto spiunash keni lindur dhe ashtu do të largoheni nga jeta politike.
PërgjigjuBela Rama e ka lene litarin jashte per ta ngritur prape.
Përgjigju