Pas vendimit të Kryeprokurores Arta Marku për të shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj që është edhe njëri nga prokurorët e dosjes Habilaj, ku po hetohet edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar PD.

N/ kryetari i grupit të PD, Edi Paloka shkruan se me vendimin e sotëm gjithcka që është paralajmëruar po vërtetohet, pasi sipas tyre Edi Rama kapi prokurorinë për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij. Sipas Palokës, ky është fundi, pasi Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se me emërimin e Donika Prelës si drejtuese e  Prokurorisë për Krime të Rënda, Arta Marku ka “besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku” – thotë njoftimi.

Ceshtja “u zgjidh”; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar.

Gjashte muaj me pare u sulmuan e kercenuan nga kazani dhe deputetet e Rames. I sulmuan si “tropojane” dhe i kercenuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithshka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij.

Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.

Ky eshte fundi...

Edi Paloka