'Shkarkimi i Hilës'/ PD: Antikushtetuese! Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune për të dielën e do ia faturojë PD-së

Propozimin e ministrit Leshaj, për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, PD-ja e ka cilësuar si antikushtetues, duke thënë se ai vetëm ka zbatuar Kushtetutën. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se asnjë militant i PD-së nuk ka djegur KZAZ-në në Bushat, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si organizator i këtyre sulmeve, me qëllim që t'ia vërë fajin PD-së.

"Edi Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë PD, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës. Aktet e pavlefshme, banditeste dhe antikushtetuese kundër Zef Hilës janë tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri. Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me votë", tha Bardhi.   

Ai flet për një skenar të kreut të qeverisë, sipas së cilit Rama dëshiron që ta çojë vendin drejt trazirave.

"Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës! Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shenjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa unifromë.Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve", tha Bardhi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 28/06/2019 15:07

    eh o zef o gomar,ja vlen te besh burg per zonjen gazmend

    Përgjigju
  • Foli Qorri: 28/06/2019 15:00

    O qorri po mos do thuash tani qe Ju vodhi Rama dhe skenaret e dhunes ??? ik more pizeven u bere ti..

    Përgjigju
  • Dory: 28/06/2019 14:55

    Mos e ngaterroni Ramen me njerzit e eger qe ju vijne Juve nga pas... Ik ore plehre e pariciklueshme

    Përgjigju
  • Luani: 28/06/2019 14:44

    Lojera koti keto, se keni gje kete pune. Tani qenka Rama qe organizoka te gjitha. Deri dje ishit ju por sa e late ju e vazhdon Rama. Shume inteligjente si zgjedhje, bravo. Keto xhevaire do ju zhdukin nga skena, shyqyr qe jeni keshtu e sjeni mete zgjuar se kaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë