Djegia e KZAZ-së në Bushat/ Rama shkarkon kryebashkiakun e Vaut të Dejës: Do të ndiqet penalisht!

Shkarkohet nga detyra kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr. 6 në Bushat.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin e marrë ditën e sotme, sipas të cilit Hila jo vetëm do shkarkohet por edhe do të ndiqet penalisht. Rama paralajmëron se kush do që do ndjekë shembullin e tij do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

"Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë", shkruan Rama.

Dokumenti i postuar nga kreu i qeverisë Edi Rama

Më herët, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, pas sulmeve të dhunshme të ndodhura mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr 6 në Bushat ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie. Vetë Hila tha për Report Tv se nuk ka asnjë lidhje me organizimin e protestës së djeshme.

"Sulmi me molotov i mbrëmjes së datës 27.06.2019 kundër një shkolle në Bushat të Vaut të Dejës, e cila shërben edhe si KZAZ nr. 6, befasoi disa që patën njëfarë iluzioni për reflektim të opozitës, pas protestës së vetme paqësore të saj, më datën 21.06.2019. Por nuk ka befasuar shumicën e shqiptarëve dhe aq më pak Qeverinë apo dhe mua personalisht, sepse ‘ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, i cili del bashkë me shpirtin’, thotë populli. 

Zjarri i mbrëmshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e tre punonjësve të Policisë së Shtetit, nga një grup sulmi, i përbërë kryesisht nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shprehje shembullore e paramilitarizimit të një partie, që ka humbur jo vetëm arsyen, por tashme edhe pseudo-kauzën e saj.Aq sa i ulët ishte sulmi ndaj shkollës, ku është vendosur KZAZ, po aq e neveritshme ishte tentativa e drejtuesve të opozitës për të larë duart nga aksioni kriminal i militantëve të tyre, duke u përpjekur si gjithmonë, që nga nxitës të agresionit të kthehen në viktima të tij! 

Në mënyrë sa të paturpshme aq edhe qesharake, ata akuzuan Policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit. Pra, sipas këtyre ‘haxhiqamilistëve’ të rikthyer në skenë pas 100 vitesh, punonjësit e bashkisë së Vaut të Dejës dhe familjarët e kryetarit të saj, paskan zbatuar urdhrat tona për dhunë. 
Përpjekja e opozitës për të larë duart përpara qytetarëve shqiptarë dhe përpara partnerëve strategjikë të Shqipërisë, të cilët janë investuar për stabilitetin dhe demokracinë e vendit, tregon qartë se në çfarë gjendje të rënduar mendore dhe në çfarë katandisje të ulët morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar për pengmarrjen e zgjedhjeve.

Sjellja kriminale e përfaqësuesve të opozitës në Bushat, të Vaut të Dejës, dogji jo vetëm një pjesë të materialeve zgjedhore, që do të zëvendësohen në kohë, por edhe orvatjen cinike dhe hipokrite të drejtuesve të saj, për të luajtur me standarde të dyfishta në komunikimin publik dhe atë ndërkombëtar.

Sidoqoftë, incidenti i mbrëmshëm nuk mund dhe nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë vendin, në pajtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin e vendit, si edhe me mbështetjen e vendosur të partnerëve strategjikë të Shqipërisë. 

Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. 

Të njëjtin fat do të ketë cilido, që autoritetin e Kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i kthyer apo lejuar punonjësit e Bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë për angazhimin profesional të Policisë së Shtetit dhe garantoj qytetarët se askush nuk do të lejohet të krijojë pasiguri dhe destabilitet në vend, për qëllime të mbrapshta partiake.

Në të njëjtën kohë, ftoj qytetarët që të distancohen nga thirrjet politike për të marrë pjesë në veprimtari antiligjore, pasi pasojat janë shumë të rënda dhe jo rrallë herë persona të painformuar, apo të vënë nën preson nga kryetarë të caktuar bashkish, kanë rënë viktimë e këtyre angazhimeve.

Së fundmi, u bëj thirrje gjithë drejtuesve të bashkive, që të marrin masa për të ushtruar me përgjegjësi të lartë shtetërore detyrën e tyre, për të garantuar kushtet optimale për qytetarët e tyre që të mund të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur. Të mos merren me veprimtari penguese dhe me bravat e dyerve të shkollave të përcaktuara tashmë si Qendra Votimi, sepse kështu bëhen jo vetëm qesharakë, por edhe subjekt i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

30 qershori është data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet janë të popullit shqiptar, as të partive, as të bashkive!", tha Lleshaj.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila në një lidhje telefonike për Report tv menjëherë pas kësaj deklarate tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje pasi nuk ka qenë ai organizator i protestës por Aleanca e Qytetare për mbrojtjen e Demokracisë, strukturë e vetë PD.

"Unë nuk e kam dëgjuar. Unë nuk kam asnjë lloj informacion por di që protestat në Vaun e Dejës kanë qen të qeta dhe nuk ka pasur incidente. Protesta e djeshme nuk është organizuar nga Bashkia e Vaut të Dejës, por nga Alaenca për Mbrojtjen e Demokracisë të Vaut të Dejës. Unë e them me përgjegjësit të plotë se nuk jam marrë me oganizim të protestë. Porositë kanë qenë që protestat të jenë të qeta dhe paqësore. Unë jam kryetar i bashkisë, i zgjedhur. Nuk kam qenë pjesë e protestës. Të gjitha ata kanë protestuar si qytetarë të lirë. Ata kanë të drejtën e tyre. Aq më tepër kemi një dekret të presidentit dhe çdo njeri ka të drejtën e tij. Të gjitha kanë qenë jashtë orarit të punës. Ministri është disinformuar në raport me kryetarin e bashkisë", tha Hila.

Zef Hila flet për Report tv

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 28/06/2019 16:55

    Mos harro z.Kryeminister se Zef Hilen nuk mujte me e mund. Thjesht e pushtove Vau Dejesin. Me vota ti je i bindur se Zefi ka 20 vjet qe te mund çdo kandidat tendin. Per ata qe nuk e dine z. Hasmegaj i arrestuar eshte Kryetari i PS-se ne Mjede. Dhe Zefi e ka pas Nenkryetar bashkie. Zefi ta ka mund cdo kandidat qe i ka nxjerr para Toma.

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 28/06/2019 15:52

    Pushka top o kryetar po e ke bere... keta komunistet i djegin dhe vete per te te ngjitur fajin e kane teknike te vjeter...

    Përgjigju
  • Bushhatesi: 28/06/2019 15:00

    O Zefa je ti shkaktari i dhunes dhe djeg,jes se shkolles me banditet tuaj,ti me vellezrit dhe qunin tat jeni organizatoret se ti je kryetati Bashkis ti me nje urdher tatin gjith ato kriminele nuk do kishin djegur shkollen.

    Përgjigju
  • Luan: 28/06/2019 14:39

    Shteti te tregoje force, ska me kuptim.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/06/2019 14:19

    Vetem forca e drejtesise i mbrapsht keto injorante qe djegin akoma ne vitin 2019.

    Përgjigju
  • Tarasi: 28/06/2019 14:10

    O shteti po voltanen pse e le akoma futi mikun

    Përgjigju
  • Albania1: 28/06/2019 13:38

    Do e shkarkoni? Po keta pasneser vetshkarkohen, hahahahahaha

    Përgjigju
  • Billy: 28/06/2019 13:32

    Vajza e ketij te degjeneruari eshte e punesuar prane ILDKP tek miku i korruptuar i z. HILA, z. GANAJ.Ajo eshte e punesuar aty si inpektore pa asnje merite thjesht se Zefi ka mik Shkelqim Ganaj..ILDKP eshte kthyer ne stacion i femijeve te opozites, dashnoreve te miqve te Shkelqim Ganaj, komshinjve te z. Ganaj, femijeve te pronarit te pallatit ku ka apartamentin z. Ganaja, grate e shokeve avokate, dashnoreve te z. Ganaj, familjareve te dashnoreve te z. Ganaj...Ky institucion eshte shenderruar ne vend prehje per korrupsionin galopant..dashnoret dhe interesat e z. Ganaj.

    Përgjigju
    • Gjergji: 28/06/2019 22:18

      Po te kishte funksionuar ILDKP sot nuk do kishte nevoje per veting se do ishin kapur me kohe pronat e paligjshme a te pajustifikuara....

    • Ermali: 28/06/2019 16:29

      O Robsh po po sju desh atij qe ka kete informacion dhe e shperndan x ne te tjeret kujt do i duhet. Pastaj ca i duhet ketij ca i duhet atij keshtu do vazhdoj kjo pune? Keta bej qejf ne kurriz tone e ne goje mbyllur. Keta i kane rregullu nipa e mbesa o Ropsho si majtas si djathtas po ne ca do bejme thuaj apo vari qillot popullit

    • Eda: 28/06/2019 16:03

      Kjo situatë eshte tek te gjitha autoritetet e pavarura. Jane gjithe djemte e vajzat e politikaneve dhe ish politikaneve qe jane punesuar ne to. Nje tmerr...

    • Robshi: 28/06/2019 15:45

      Na myten komunistat...po cte duhet me vajzen ty mor tipik 2 leksh... pu pu pu sbohet ky ven pa vdek 65vjecaret e lart...

    • Blendi: 28/06/2019 15:09

      Esakte ,ka edhe me shume .

  • Shkoder: 28/06/2019 13:23

    Brravo Sander fute n burg kyt pianec ordiner t pagujn damet

    Përgjigju
  • Populli: 28/06/2019 12:59

    Jo vetem te shkarkohet por te arrestohet dhe me burg ti vihen ne ngarkim te gjitha materialet e demtuar dhe s'ka pse ti paguaj populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?