Shkarkimi i Jabllanoviç, reagon
Daçiç: Ndikim negativ në bisedime 

Shkarkimi i Jabllanoviç, reagon<br />Daçiç: Ndikim negativ në bisedime 
BEOGRAD - Ministri i Punëve të Jashtme Serbe dhe zëvendëskryeministri i parë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se shkarkimi i ministrit serb Aleksandër Vuçiç nga qeveria e Kosovës, ndikon negativisht në vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por thekson se bisedimet në Bruksel duhet të “jenë të qeta”.

Deklarata e Dacic erdhi gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, ku ai kujtoi se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur bisedime në një nivel të lartë institucional që pas konstituimit të qeverisë së re të Kosovës, por vë në dukje se gjatë tre viteve të fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.

Ndonëse qeveria Serbe nuk ka ndryshuar qëndrim mbi statusin e Kosovës, sërish Dacic deklaron se përfaqësuesit serbë janë pjesë e qeverisë së Kosovës, pasi janë zgjedhur nga votuesit në zgjedhjet parlamentare në qershor.

Daçiç duke folur lidhur me çështjen e Trepçës është shprehur se edhe Trepça do jetë pjesë e bisedimeve të dialogut, si një çështje politike dhe ekonomike. Ai nuk la pa përmendur edhe faktin se i ka paguar Kosovës 500 milion euro borxhe për 10 vite, pasi e konsideron borxhin e saj si të vetin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf