Shkarkimi i Metës/ Ende asnjë qëndrim nga Basha por Berisha e merr në mbrojtje dhe kërcënon Ramën: Po firmos fundin e krimineli puçist

Shkarkimi i Metës/ Ende asnjë qëndrim nga Basha por Berisha e merr në mbrojtje dhe kërcënon Ramën: Po firmos fundin e krimineli puçist

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Teksa mazhoranca ecën e vendosur drejt shkarkimit të Presidentit të Republikës dhe kur Kryeministri Rama i bëri një ftesë të hapur PD-së që kreu i ardhshëm i shtetit të zgjidhet me konsultim të përbashkët e ende nuk ka një përgjigje nga Lulzim Basha, mbrojtjen e Ilir Metës e ka marrë përsipër Sali Berisha.  Ashtu siç ka ndodhur sistematikisht dekadat e fundit aleanca Berisha-Meta vijon t'i funksionojë sa herë ndonjëri prej tyre gjendet në vështirësi.

Kur ende nuk kemi një qëndrim zyrtar nga ana e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për iniciativën e Kuvendit për shkarkim të Metës, Sali Berisha ka komentuar në Facebook me një gjuhë shumë të aspër karshi kryeministrit dhe mazhorancës.  Ai paralajmëron Ramën se po firmos kështu fundin e tij të shpejtë.

"Procesi i Edvin Drogës kundër presidentit, proces i puçist antikushtetues! Pas grabitjes së zgjedhjeve, dhunimit masiv të vullnetit të shqiptarëve me angazhimin e të gjithë shtetit monist, balojzëve të zi të krimit dhe qindra milionë euro para droge por edhe të thesarit të shtetit, Edi Rama, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Lukadroga i Ballkanit rinisi menjëherë vazhdimin e grushtit të shtetit me procesin antikushtetues të shkarkimit të Presidentit të Republikës.

Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyre flagrante parimet themelore të Kushtetues dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt puçist destabilizues dhe paralajmëroj Edi Ramën se po firmos kështu fundin e shpejtë dhe të merituar të një krimineli puçist", shkruan Berisha në postimin e tij.

Kujtojmë se edhe paraditen e sotme, Kryeministri Rama nënvizioi vendosmërinë se shkarkimi i Ilir Metës është një rrugë që nuk do të ketë kthim pas për Partinë Socialiste, e cila do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta shkarkuar atë në bllok. Duke e cilësuar si një personifikim të anti-ligjit dhe shkeljes hapur të Kushtetutës, Rama tha se Meta është një turp për të gjithë shqiptarët dhe për vendin që të përfaqësohet nga figura e tij.

Kuvendi ngriti seancën e kaluar Komisionin Hetimor, siç e kërkon Kushtetuta, për shkarkimin e Presidentit pas kërkesës së firmosur nga 49 deputetë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BEKIM: 11/05/2021 14:03

    jemi te bekuar qe kemi Edi Ramen. Ju befte dita 1000.

    Përgjigju
  • Klodi77: 10/05/2021 16:46

    Nuk kane pasur asnjehere te drejte demokratikasit

    Përgjigju
  • Sula: 10/05/2021 16:42

    Krimineuli ma i madh ihistorise se Shqipnis Sali efeniu i bon presion Ranes?Ti ke mush kuoen per krimet qe ke ba per 30 vjet ne demojrature .Bahe prov dhe tshikojm

    Përgjigju
    • Lisus: 10/05/2021 18:43

      O Sul Po shkruaj Mir mor burr i dheut

  • Tiranasi: 10/05/2021 16:36

    ore malok serb vrases hajdut familjarisht Ti mbron nje si vetja tende mbas atij e ke rradhen Ti ⛓ do ta shohin gjithe Shqipetaret se cfare do pesosh ti dhe familja tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille