Shkarkimi i Metës? Flet Hazizaj:
E pamundur, deklarata elektorale

Shkarkimi i Metës? Flet Hazizaj:<br />E pamundur, deklarata elektorale
Konstitucionalisti  Sokol Hazizaj e konsideron deklaratën e kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi për shkarkimin e Metës nga Presidenca  si një qëndrim në  frymën e  fushatës elektorale por  të pamundur për tu realizuar.
 
Gjatë një interviste për Report Tv, Hazizaj  thotë se Ilir Meta  ende nuk e ka marrë detyrën e  Presidentit, por edhe nëse do ta kishte marrë Kushtetuta ka parashikime të qarta kur mund të shkarkohet një President. Ky nuk është rasti thotë ai.

"Të flasësh për shkarkimin e presidentit, kur ende mandatin e presidentit të ri është i barasvlefshëm në kohë, me betimin e tij para kuvendit, më duket se është e nxituar dhe është elektorale, emocionale, sesa një e vërtetë.
Presidenti i republikës si çdo përfaqësues i institucioneve të tjera, largohet nga detyra për rastin kur është i sëmurë rëndë, për raste kur aktet e tij vijnë në kundërshtim të thellë me parashikimet dhe dispozitat kushtetuese dhe me ligjin në përgjithësi. Rastet e pamundësisë së tij për ta vazhduar rolin e presidentit që janë raste të përgjithshme. Nuk mendoj se në këto raste mund të bëjë pjesë presidenti i zgjedhur sot", u shpreh Hazizaj. 

Konstitucionalisti Hazizaj e konsideron marrëveshjen e politike PS PD si tentativë për të  provokuar institucionet kushtetuese ndërsa është future procesi  zgjedhor në kushte ekstraligjore.

"Duke ju larguar një proçesi ligjor zgjedhor, duke e konturuar atë më tepër proçes politik, kushtetuta vihet në provë në momente të cilat nuk janë ezauruar deri tashmë. Për shembull, fjala e zotit Ruçi, ne do të shkarkojmë, ose do tentojmë të shkarkojmë mbas betimit, që ligjbërësi do ketë vullnetin e mirë, duhet të parashikoj rastet e tjera kur shkarkohet presidenti", theksoi ai. 
 
Ndërsa evidenton faktin se kjo marrëveshje nuk ka transparence për publikun  por është thënë që pjesë e saj është reforma kushtetuese, e  që mund  të prekë edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, Hazizaj thotë se në cdo rast parashikohet  dispozita tranzitore që  garantojnë mbylljen e mandatit të cdo institucioni.

"Nuk ndërpritet nëpërmjet dispozitave tranzistore i institucionit të krijuara deri tashmë për shkak të, nëse do quajmë, “kushtetuta e vjetër”, u shpreh Konstitucionalisti Hazizaj.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit