Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese përcakton datën, e shqyrton në seancë më 18 janar 2022

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese përcakton datën, e shqyrton në seancë më 18 janar 2022

Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese

Nuk ka shkarkim për Ilir Metën brenda këtij vitit kalendarik. Gjykata Kushtetuese përcakton datën 18 janar 2022 për seancën plenare. Kujtojmë se një muaj më parë, pas më shumë se 4 muajsh nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Kushtetuesja njoftoi se ka marrë vendim për ta kaluar çështjen në seancë plenare, data e së cilës ende nuk ishte përcaktuar.

Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të "çliruar Presidencën nga një pengmarrje". Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kico: 17/11/2021 16:05

    Mos u kepusni ne mendere. Ne korrik i mbaron mandati gjithsesi atij. Do harrxhoni kot parat e taksapaguesve per seanca gjyqsore pa vlere. Gjykata alla shqiptarce. Nuk dolet dot nga vetja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'