Vetëm disa ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi letër lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit të Republikës, Komisioni i Venecias e ka vendosur në axhendë shqyrtimin e letrës. Duket se ky komision kërkon të mos humbasë më kohë për të shqyrtuar këtë çështje. Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Komisionit të Venecias që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin mbi nismën për të shkarkuar presidentin e Republikës nisur nga ndjeshmëria e çështjes në vendin tonë.
Pritet që Komisioni i Venecias të sjellë opinionin mbi këtë çështje në muajin shtator. Për Komisionin e Venecias janë hartuar 8 pyetje te cilat kërkohet përgjigje sa i përket vendimit të presidentit Meta. Pyetjet konstatojnë te kompetencat e presidentit për të zhdekretuar një datë zgjedhjes, te cënimi i parimeve të së drejtës së qytetarëve për të dhënë votën e tyre dhe cënimi i sigurisë juridike.
Kërkesa nuk ishte surprizë, pasi u vendos në datë 15 korrik nga Komisioni Hetimor që të kërkohej dhe mendimi i ndërkombëtarëve.

Komente


Sa me shpejt aman!!!!!!!!!!!! Ka filluar me nxjerr dekret edhe per termetet dhe nuk eshte cudi te na e leshoj ndonje ketej. Po ky ka rrjedhur fare mor aman
PërgjigjuHiqeni . Nje pleher me pak per Shqiperine e shqiptaret e lodhur
Përgjigju