Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka komentuar në rrjetet sociale konferencën për shtyp që mbajti presidenti Ilir Meta

Baze shprehet se tanimë nuk ka nevojë për ndonjë relacion juridik për shkarkimin e Presidentit në Gjykatë Kushtetuese, pasi sipas tij mjafton të dërgojnë kasetën e konferencës për shtyp. 

Më tej gazetari shprehet se Meta plotëson një prej tre kushteve kur shkarkohet Presidenti, atë shëndetësore. 

“Nuk mendoj se ka nevojë për ndonjë relacion juridik për shkarkimin e Presidentit në Gjykatë Kushtetuese. 

 Mund të çojnë kasetën e konferencës për shtyp.  

Plotëson një prej tre kushteve kur shkarkohet Presidenti.  

Atë shëndetësore”- shkruan Baze