Shkarkimi i Metës, PD: Telenovela verore e Ramës për të zhurmuar vjedhjet e refuzimin në 30 qershor

Shkarkimi i Metës, PD: Telenovela verore e Ramës për të zhurmuar vjedhjet e refuzimin në 30 qershor

Të gjithë procedurat që po ndjek mazhoranca për shkarkimin e presidentit Meta, PD-ja i ka cilësuar si një telenovelë që po bëhet vetëm për të shmangur vëmendjen nga "e vërteta".

Është sekretari i Përgjithshëm, Gazmet Bardhi i cili në një reagim për mediat, i ka dalë në mbrojtje kreut të shtetit, duke thënë se Meta ka mbrojtur vetëm Kushtetutën. Ai shkruan se Rama dhe qeveria e tij po bën gjithçka që të bëjë qytetarët që të humbasin vëmendjen nga përgjimet, nga braktisja që i bën në 30 qershor apo korrupsionet.

Ky reagim vjen pak orë pasi u zgjodh deputetja Klotilda Bushka sekretare e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës dhe Hysenin e Valterin bashkërelatorë.

Reagimi i plotë
“Shkarkimi” i presidentit, telenovela verore e Ramës për të zhurmuar vjedhjet dhe refuzimin e 85% të shqiptarëve. Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm një sajesë vere dhe abuzim me fondet publike. Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist. Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin; Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre; Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet; Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të; Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë; Do që të  mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar; Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha, Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët. Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë