Mblidhet komisioni hetimor për Metën/ Klotilda Bushka zgjidhet sekretare, Hyseni e Valteri bashkë-relatorë (VIDEO)

TIRANË-Komisioni hetimor për hetimin e presidentit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e tij të parë. Gjatë mbledhjes komisioni vendosi të zgjedhë sekretare deputeten socialiste Klotilda Bushkën, një emër i sjellë në propozim nga Bashkim Fino dhe i votuar në konsesus nga anëtarët e tjerë të komisionit.

Me vota unanime u zgjodhën edhe dy bashkë-relatorët Halit Valteri dhe Alket Hyseni. Kryetari i Komisionit Ulsi Manja deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkë-relatorët duhet të përgatisin një projekt rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.

Ai u shpreh se komisioni do të hetojë për 3 muaj njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës  lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore.

Brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. 

Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij  9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.

Mazhoranca kërkon shkarkimin e Ilir Meta nga detyra e presidentit, pas shfuqizimit të 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Manja: Për 3 muaj komisioni do bëjë hetim të plotë për shkeljet e Metës (VIDEO)

Kryetari i Komisionit hetimor për Metën, Ulsi Manja deklaroi se qëllimi kryesor i tij është shkarkimi i Metës. Manja tha se komisioni do të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës  lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore.

"Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e kuvendit të Shqipërisë: Ky komision hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga presidenti i Republikës, të verifikojë pasoja e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera. Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t'i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar. Ky është edhe deklarimi i komisionit hetimor i përcaktuar në vendimin dhe komisioni është i detyruar t'i rrijë strikt", tha Manja.

Ora 13:35
Nënkryetari i Komisionit për Metën: Duhet të jemi transparentë, të mos bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit (VIDEO)

Nënkryetari i Komisionit hetimor për Metën Alban Zeneli deklaroi se ky komision duhet të jetë korrekt dhe transparent pasi në fund të tij merret vendimi nëse presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në detyrë.

"Ajo që unë dua të them se në nder të këtij komisioni është se e di shumë mirë përvojën e komisioneve të tre viteve të fundit. Duhet të jemi korrekt dhe jo të bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit. Në përfundim të këtij komisioni do ketë një raport dhe në përfundim të tij dhe do jetë përfundimi nëse do i ndërpritet mandati presidentit apo do të vazhdojë punën. Duhet të jemi të gjithë transparentë", u shpreh Zeneli.

Ora 13:31
Fino: Meta nuk bëri dekret por letër presidenciale, komisioni e nis punën pa asnjë ankimim (VIDEO)

Deputeti socialist Bashkim Fino, anëtari komisionit hetimor për Metën deklaroi gjatë mbledhjes  se ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore.

"Kam një konstatim për të bërë. Letra e presidentit që ai e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve u zhvlerësua nga KQZ.  Nuk ka deri më sot asnjë perifrazim nga ana e juristëve të PD për këtë dekret. Ajo letër presidenciale duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Qoftë PD apo LSI kanë gënjyer veten. Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ky komision e nis punën pa asnjë ankimim. Jam i bindur se nuk do ketë ankim as për 13 tetorin. Ky komision është i rrallë", tha Fino.

Ora 13:25
Klotilda Bushka sekretare e komisionit hetimor për Metën, Hyseni dhe Valteri bashkë-relatorë (VIDEO)

Në mbledhjen e sotme e cila ishte edhe e para, komisioni hetimor për shkarkimin e Metës vendosi të caktojë si sekretare të këtij komisioni Klotilda Bushkën dhe bashkë-relatorë Alket Hyseni si bashkë-relatorë. Kryetari i Komisionit deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkë-relatorët duhet të përgatisin një projekt rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 11/07/2019 16:24

    3muaj?Kaq shume per fakte te padiskutueshme?Per tu bere antare e BE duhen vepra,europianet po spane vepra ju lane targen,jo po do meren me mashtrimet tuaja.

    Përgjigju
  • SPAK_forever: 11/07/2019 12:46

    hiqeni tumorin sa me shpejt qe te marre ajer dhe te oksigjenohet shqiperia nje-her e pergjithmone

    Përgjigju
  • Likja: 11/07/2019 11:05

    Like je bere si kufome politike,te largohesh e te kepusesh qafen nje ore e me pare,populli te urren ne maxisimum si kryehajdut,intrigant,si injorant kalibri dhe per ligesine e madhe qe ke ne shpirtin tend te zi provincial i rendomte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!