Shkarkimi i Metës, reagon Presidenca: Ilir Meta do përfundojë të plotë mandatin! Komisioni taktikë nul për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore

Shkarkimi i Metës, reagon Presidenca: Ilir Meta do përfundojë të plotë mandatin! Komisioni taktikë nul për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore

Ndërkohë që në komisionin hetimor për shkarkimin e  Ilir Metës po lexohet raporti përfundimtar që pritet të votohet në mënyrë unanime dhe t'i dorëzohet parlamentit, ka ardhur edhe reagimi nga Presidenca ku thotë se vendimet e këtij komisioni janë nul dhe antikushtetuese. Sipas Presidencën ky komision të vetmin qëllim të tij ka largimin e vëmendje nga krimet zgjedhore dhe krijimin e një farse kundër Presidencës, si të vetmin institucion që respekton Kushtetutën. Presidenca shprehet se Ilir Meta do të përfundojë të plotë mandatin e tij duke thënë se nuk e njoh kurrë vendimin e këtij komisioni.

"Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar", shkruhet në reagimin e presidencës.


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Metës! Hyseni: Ditë e mirë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja