Tradhtarë dhe mosmirënjohës. Këto janë dy epitete të zgjedhura nga Eric Cantona, futbollisti legjendar francez, për të etiketuar futbollistët e Leicester City.

Cantona i bën me faj futbollistët e kampionëve në fuqi të Anglisë për shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri.

Për ish yllin e Manchester United trajneri Italian që ka fituar një titull historik në Premier League vetëm 9 muaj më parë është trajntuar si “qen”.

Ajo që ka bezdisur më shumë Cantona janë dy fitoret e fundit të Leicester City pasi thotë: "Si ka mundësi që një magjistar hyn në një fshat dhe transformon lojtarët nga një grup i kategorisë së dytë në kampionë të mëdhenj. Por këta fëmijë të paedukatë dhe mosmirënjohës bën puç për të shkarkuar magjistarin, janë tradhëtarë”, përfundon Cantona.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com