Shkarkimi,Manjani:Shkak Rama
e Tahiri. U kritikova për kanabisin

Shkarkimi,Manjani:Shkak Rama<br />e Tahiri. U kritikova për kanabisin
TIRANË-Rreth 1 orë nga shkarkimi si Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani u shfaq në një konferencë për shtyp ku ka akuzuar hapur kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit se u bënë shkak për largimin e tij nga detyra.

Sipas Manjanit, arsyet e shkarkimit kanë ardhur sepse ai ka debatuar dhe kritikuar punën e qeverisë. Manjani thekson se, Rama i ka bërë vazhdimisht presion Ilir Metës që të mos flasë në media.

Kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një praktikë jo vetëm që nuk kishte lidhje me Kushtetutën.
Mbledhja e qeverisë akt formal. Ministrat nuk flasin në mbledhjen e qeverisë. Ne nuk kemi debatuar me Ramën. Çfarë kam pasur ia kam thënë, të regjistruara në mbledhje mund t’i shikojë kush të dojë. Që nga vera, Rama ka harxhuar kohë duke i bërë presion Metës, thotë se flas pa leje në media, pa lejen e Fugës
”.

Do isha ministër jetëgjatë nëse do të qepja gojën e të zbatoja porositë, por ndërgjegja ime qytetare e profesionale nuk ma lejonte këtë gjë”, tha ai.

Ai më pas ka falenderuar kreun e LSI Ilir Meta dhe partinë për mundësinë që i dhanë të kontribuonte si ministër.

Kam qenë dhe jam profesionist. Të qenurit ministër një nga detyrat më të rëndësishme, e rëndësishme për çdo jurist. Ma dha këtë mundësi LSI dhe Ilir Meta të cilit i jam mirënjohës”.

Në konferencën për shtyp që zgjati rreth 40 minuta, i papërmbajtur në deklarata, Manjani ka bërë disa 'rrëfime' për Kelmend Balilin, si qëndron sipas tij e vërteta mbi të shumëkërkuarin, koalicionin PS-LSI, për kanabisin dhe si nisi përplasja me Ramën e Tahirin. Sipas Manjanit, qeveria sot është e kapur dhe jashtë çdo standarti ligjor. 

Manjani: Rama e Tahiri nuk donin të flisja për kanabisin. I bënë 6 muaj presion Metës të mbyllja gojën
Manjani lidhur me shkarkimin e tij theksoi se raportet me Ramën u ndërprenë keq kur kritikoi kanabizimin e vendit, rreth 6 muaj më parë.

Është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mija sidomos për kanabisin. U shtua presioni për largimin tim ditën kur kam folur për kanabisin. Ajo ka qenë krejtësisht një ndarje shumë e madhe dhe bëra një deklaratë si qytetar i shqetësuar dhe ky është fakti. Nuk kisha asnjë gjykim dhe asnjë prapamendim, por kryeministri u nervozua, shty me radhë dy ministra të flasin kundër meje, i falenderoj unë nuk kam asnjë kundërshtim me ta. Që pas asaj situata është shtuar presioni, jo ndaj meje, por ndaj Metës. Unë e di pse!.
Po dhe për një opinion shkarkohet, po ndenje urtë e more tender vazhdon detyrën e ministrit. Kjo ka vijuar prej 6 muajsh me rradhë. Kemi debatuar për disa praktika që në këndvështimin tim jo kushtetuese. Denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja, dhe pas deklaratës sime u rrah biznesmeni dhe u përzu nga Shqipëria. Janë paralajmërimet e mia. Kam marrë nisma dhe refuzoheshin nga sekretari'.



"Balili"
Teksa i mëshon faktit se prej 6 muajsh i është bërë presion që të mos flasë në media, ai ndalet dhe tek Kelmend Balili. Këtu ish-ministri 'shpërthen' ne deklarata.

“U akuzova për Kelmen Balilin, kur ministra të Ramës flinin me dashnore tek hoteli ‘Santa Quaranta’”, tha ai. "Dosja e Balilit është asociuar me emrin tim, ministrat e Ramës flinin me dashnore në 'Quanta Quaranta'. Nuk është krim të flasësh".  Nuk është e rastësishme që është tentuar të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit, po ndërkohë që në Tiranë behej thashethemi i asocimit të emrit tim me Kelmend Balilin, në Santa Quaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vërteta, flinin aty. Dhe unë këto nuk i di se jam djalë i menaxhuar, por janë të regjistruara nga shërbimet partnere dhe kam marrë përgëzime nga shërbimet partnere për denoncimin e kanabisit. Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen. Kryeministri priste dorëheqje  por unë nuk jap dorëheqjen se nuk kam bërë krim.

Koalicioni
Me tej Manjani u shpreh me ironi se ndihet i nderuar që u shkarkua, por thotë se nuk di çfarë fati do ketë koalicioni PS-LSI.

"Rama priste që unë të jepja dorëheqjen, por s’ka bërë ndonjë krim për të dhënë dorëheqjen. S'më lidh gjë me këtë qeveri, ndihem i nderuar që më shkarkuan. S'mund të jem zëdhënës i qeverisë. I jam mirënjohës LSI. Nëse koalicioni vazhdon apo mbetet, s'më takon mua". 

Manjani: Kjo qeveri është e kapur
 “Kjo qeveri është e kapur dhe është jashtë çdo standardi. Kam qenë dhe mbetem një nga besnikën e bashkuar të së majtës, por jo të së majtës së bashkuar të krimit. Rama ka raporte të këqia me fjalën e lirë.  Gjykata dhe gjyqtari që kundërshton qeverinë, janë kriminelë. Nuk dua të hyj në diskutime të tjera. Realisht kemi pasur ndarje parimore. Nuk mund që të gjithë të jenë të këqinj edhe qeveria na qenka e mirë. Gjykata duhet të pastrohet. Mëkati i tyre është se nuk godasin qeverinë. Kush do i shohë vilat tona? E dini se kush është institucioni më i paguar? Policia. Ja pra këto gjëra kemi diskutuar. Unë e di që mund të kisha qenë shumë rehat nëse do qepja gojën edhe do zbatoja porositë e radhës, por nuk më ka lejuar ndërgjegjia qytetare. Unë e kam kryer këtë detyrë në maksimumin tim. Unë vërtet ju falënderoj, keni qenë aletët e mi më të mirë"

Manjani: Metës i këndojnë shumë kumrije në kokë
I pyetur nëse këto ankesa e shqetësime që ndau sot në konferencën për shtyp pas shkarkimit nga detyra ia ka bërë apo jo të ditur kryetarit të Kuvendit, z Ilir Meta, Manjani tha se e ka vënë në dijeni.

Meta, në drejtimin e partisë i këndojnë më shumë kumrije se këto që them unë, pa diskutim e kam vënë në dijeni atë sepse njeriu i vetëm nuk punon, por në fund i mbetem mirënjohës për gjithë jetën sepse më ka dhënë mundësinë të tregoj se çfarë bëj në ekzekutiv”.

"Qeveria shkeli ligjin me vendimin për një të dekriminalizuar"
Unë nuk hyj në debate të mëtejshme nëse koalicioni vazhdon apo jo, kjo nuk më takon mua dhe nuk dua të dëgjoj më këtë histori. E vërteta është që kjo qeveri është e kapur dhë është jashtë çdo lloj standardi dhe ligjor. Në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, verifikojeni te TIMS se gjysma e ministrave ishte jashtë shtetit. Ai vendim duhej marrë se duhej shkarkuar një i dekriminalizuar, por u dha për mediat dhe të guxojë ta bëjë një gjë të tillë një qytetar i thjeshtë, të firmosë një cop letër e harrojnë në burg për falsifikim dokumentash. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet? Si mund të jetë dakord ministri i Drejtëesisë me këtë?

Për Vasilin mësova në media. Do qëndroj ministër sa të vijë Vasili në zyrë
Do vazhdoj të jem në detyrë, deri ditën që të vijë në detyrë Petrit Vasili, miku im”, tha Manjani duke theksuar se emërimin e Petrit Vasilit e mësoi përmes mediave.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë