Shkarkohen 8 gardianë të burgut
Drenovë, janë debitorë të energjisë

KORCE- Tetë gardianë të burgut të Sigurisë së Lartë në Drejtovë janë shkarkuar nga detyra pasi rezultojnë debitorë të energjisë elektrike. Për shkak të mospagesave të faturave të energjisë elektrike, 6 gardianë dhe 2 oficerë të burgut Drenovë kanë në total 800 mijë Lekë borxhe ndaj OSHEE.
 
Disa ditë më parë rreth 234 punonjës të OSHEE-së të cilët nuk kishin paguar energjinë elektrike prej mbi 2 muajsh, u shkarkuan nga detyra. E njëjta situatë ndodhi edhe me 131 punonjës së policisë së burgjeve të cilët u konstatua se nuk paguanin energjinë ndër vite.
 
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar se të gjithë punonjësit e administratës shtetërore duhet të paguajnë energjinë, ose në të kundërt do t’u mbahet rroga.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion