Shkarkohet Arben Taravari, Ziadin Sela në krye të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Shkarkohet Arben Taravari, Ziadin Sela në krye të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët e ka mbajtur sot kongresin e jashtëzakonshëm, të thirrur nga Ziadin Sela.

Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga pozita e kryetarit të ASH-së, pasi vendosi ta vazhdonte rrugën e tij me opozitën shqipatre. Ziadin Sela, si kandidat i vetëm e rimori drejtimin e partisë.

Kjo mbledhje erdhi si reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku ai u konfirmua si kandidat i opozitës për president të Maqedonisë së Veriut.

“Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse kauzat e ASH nuk bisedohen më, dhe personat tjerë mendojnë mbeti pa kauzë ne takimet e veta nuk flitet për kauza fliste për gjera dytësore, nëpërmjet kauzave janë zgjedhur problematikat për shqiptarët. Dhe këtu jam të tregoj se ne kemi kauza dhe se do vazhdojmë të punojmë për ta”, tha Sela në fjalën e tij para bashkëpartiakëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë