Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti

Ziadin Sela do të bashkojë forcat me Ali Ahmetin për një koalicion zgjedhor që do të udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Sela drejton një prej grupeve të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Delegatët e Kuvendit Qendror të  krahut të drejtuar prej Selës vendosën të bashkohen me Ali Ahmetin për të garuar së bashku në zgjedhjet presidenciale, ku kandidat për president do të kenë Bujar Osmanin si dhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Palët nuk dhanë detaje të kësaj marrëveshjeje sesi do të jetë formula që ata do të garojnë së bashku.

‘Kuvendi Qendror i tha po ofertës për t’u bërë pjesë e ‘Frontit Europian’, në mënyrë që sa më shpejtë dhe të sigurt, Maqedoninë ta bëjë pjesë të BE-së’, tha Sela.

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka 6 deputetë në parlamentin maqedonas. Ndërsa krahu tjetër i udhëhequr nga Arben Taravari ka dy deputetë. Ky i fundit është ai që mban edhe vulën e Aleancës për Shqiptarët. Në këto kushte grupimi i Selës vendosi të bashkojë forcat me Ali Ahmetin.

Nga ana tjetër, Ali Ahmeti u shpreh se ky koalicion do të bëjë historinë duke fituar numrin më të madh të deputetëve që nga pavarësia e vendit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë