Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi! KPK e gjen me probleme në kriterin e pasurisë
Dritan Gripshi në KPK, foto Birn
Shkarkohet nga detyra prokurori i Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor sot (27 mars 2024) nga trupa gjykuese e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relator, Roland Ilia anëtar.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.3.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Gripshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat" thuhet në njoftim.
Gjatë seancës dëgjimore të 25 marsit trupi gjykues I kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të shpenzimeve të mëvonshme, si dhe për gjetjet në kriterin profesional për moskryerje dhe zvarritje hetimesh.
Gripshi gjatë seancës së zhvilluar sot, pas komunikimit të vendimit reagoi, duke theksuar se provat e dorëzuara prej tij nuk paskan pasur asnjë vlerë.
Karriera e Prokurorit
26.03.2021 - 27.03.2024 - Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
• 2008 - aktualisht - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
• 2007 - 2008 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
•16.09.1996 - 2007 - Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, në pranga 4 persona
19 Korrik, 10:54
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
Edison Ypi: Qyteti Pastërma
17 Korrik, 11:12
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Tentoi të rindez zjarrin në fshatin Lapardha të Beratit, në pranga 60-vjeçari
16 Korrik, 15:08
-
Vjedhja e skrapit në kombinatin e Poliçanit, pyetet Bledi Çuçi! Ish-ministri: U pyeta nëse e njihja Erjon Zylyftarin, ose a jam takuar
15 Korrik, 13:17
-
Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari
12 Korrik, 14:38
-
Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me targa gjermane përfundon në kanal, çifti dhe 2 fëmijët e mitur në spital
11 Korrik, 11:52
-
Përfshihet nga flakët ish-uzina e baterive në Berat (VIDEO)
10 Korrik, 19:17
-
Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë
8 Korrik, 11:23
-
Braktisi dy fëmijët e mitur, në hetim 34-vjeçarja! U kallëzua në bashkëshorti
8 Korrik, 10:45
-
Berat/ Zjarr në 'bllokun e fiqve', vihen në kontroll vatrat aktive
7 Korrik, 20:48