Shkarkohet kreu i Bashkiakes
Në vend të tij Vullnet Topalli

TIRANE- Kryetari i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha u shkarkua sot nga kjo detyrë, ndërsa kaloi në postin e drejtorit të inspektoratit ndërtimor urbanistik, duke zëvendësuar kështu drejtorin aktual të këtij dikasteri, Arben Nokën.

Lajmi vjen i konfirmuar zyrtarisht nga zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës, ku dhe mësohet se shkarkimi nga posti i kreut të Bashkiakes, është bërë nga vetë Lulëzim Basha.

Mësohet se në vendin e Florenc Hoxhës është emëruar ish kreu i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli, i cili u shkarkua vetëm disa ditë më parë nga ministri i Brendshëm Noka.

AKUZA E AMNESTY INTERNATIONAL
Aksionet e autoriteteve lokale dhe Bashkisë së Tiranës dhunojnë të drejtën për të jetuar të komunitetit rom, veçanërisht të fëmijëve. Akuza tepër e rëndë erdhi nga Amnesty International, organizatë me famë botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Amnesty International është e shqetësuar për dhunimin potencial të së drejtës së familjeve rome për të siguruar jetesën, shkaktuar nga autoritetet vendore në Tiranë, që nuk i lejojnë ata që të mbledhin mbeturina të riciklueshme”, shkruhet në një raport të agjencisë që u publikua pak kohë më parë.

Sipas Amnesty, që kur operacioni i Policisë Bashkiake hyri në fuqi në qershor, 92 persona janë gjobitur ndërsa u janë konfiskuar mjetet e punës. Dhe kjo është shqetësuese sepse “rreth 700 familje rome në Tiranë e kanë mbledhjen e mbeturinave si të vetmin burim jetese”.

(gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë