Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, ja kush e zëvendëson

Drejtori i larguar Agron Hetoja dhe drejtori i ri Robert Lili

TIRANË- Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Agron Hetoja. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë , me propozim të ministrit të Bujqëisë Bledi Çuçi.

Bëhet me dije se vendimi ka lidhje me ristrukturimin që do t'i bëhet këtij institucioni. Ndërkohë që në vend të tij është emëruar ish-drejtoi i OSHEE në Gjirokastër Robert Lili.

"Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend", njofton Ministria e Bujqësisë.

Robert Lili drejtori i ri i AKU

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër