Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimi i mbajtur sot me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve te Vila e Kuqe në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në fokus të mbledhjes ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu sipas kryeministrit u diskutua mbi mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore.

Shefi i Qeverisë shtoi se në mbledhje u fol edhe për progresin e bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës sipas tij do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.

Reagimi i Ramës:

Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga

kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,

mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri - deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,

si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës  së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor


Lajmi kryesor:

Në fokus ‘Besa’/ Rama takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve: Evidentoni shqetësimet e qytetarëve! Nesër mbledh të deleguarit për Tiranën