Shkarkohet nga detyra ministrja franceze që pozoi për revistën 'Play Boy', akuzohet për shpërdorim të fondit publik  

Shkarkohet nga detyra ministrja franceze që pozoi për revistën 'Play Boy', akuzohet për shpërdorim të fondit publik  

Marlene Schiappa

Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa, e cila u kritikua ashpër nga kolegët dhe qytetarët francezë pasi u shfaq në krye të kopertinës së revistës Playboy, është shkarkuar nga detyra.

Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi akuzat e bëra për shpërdorim të fondit publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’.

Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite.

“Ne folëm për një kohë të gjatë, rreth tridhjetë minuta. Presidenti Macron më falënderoi për angazhimin tim të pandërprerë gjatë shtatë viteve të fundit”, tha jo.

Kohët e fundit, Schiappa është përfshirë në një skandal mbi fondin publik, pas një hetimi mediatik nga revista Marianne dhe televizioni France 2, të cilët akuzuan Schiappa për keqmenazhim të 2 milionë eurove.

Schiappa i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i hedhur poshtë pretendimet si ‘shpifje’ ndërsa kërcënoi se do i ndjekë rastet e shpifjes kundër të gjithë atyre që bëjnë akuza të rreme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fen: 21/07/2023 13:41

    Hajde mi lal ne Tirane. Te merr Rama ministre fap e fap. Minimumi keshilltare. Vendi tek SHISH u plotesu por pa gajle se dicka per ty e ben Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale