Shkarkohet nga detyra zyrtarisht
tranjeri Jose Mourinho i Chelseit

Shkarkohet nga detyra zyrtarisht<br />tranjeri Jose Mourinho i Chelseit
Pas humbjes së fundit që Chelsea pësoi nga Leicester, u fol shumë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit portugez nga stoli i londinezëve, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Jose Mourinho nuk është më trajneri i Chelsea-s. Presidentit Abramovich i është sosur durimi. BBC ka raportuar e para lajmin për shkarkimin e portugezit.

Duket se humbja e fundit ndaj Leicester-it kryesues nuk është kapërdirë nga drejtuesit e londinezëve edhe pse javën e kaluar ata arritën të kualifikoheshin për në fazën e ardhshme të Champions League.

Aktualisht Chelsea ndodhet vetëm një pikë larg nga zonë që të zbret një kategori më poshtë, një pozicion që klubi nuk e kishte arritur prej vitesh të tëra.

Sipas mediave britanike, alternativa më e fortë për të zëvendësuar portugezin është Juande Ramos, i cili vitin e kaluar drejtoi ukrainasit e Dnipro, ndërsa në sezonin 2007-2008 ka drejtuar edhe Tottenahm Hotspurs në Premiere League.tch

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë