Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni
Prokurori i Korçës, Dashnor Nure
TIRANË - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret.
Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite. Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.
Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.
Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.
Ndërkohë, KPK ka konfirmuar në detyrë Oltiana Gjoni (Çiflikun), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.
"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Oltiana Gjoni (Çifliku), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa Bungo relatore, znj. Suela Zhegu anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve", njoftoi KPK
Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
G.K/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
38%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Aksident i rëndë, 64 vjeçari rrëzohet nga motori dhe humb jetën në lagjen 13 (EMRI)
18 Shtator, 19:17
-
Rusët e ukrainasit ‘përmbysin’ tregun imobilar në Durrës, 2 mijë euro metri/katror te ‘Vollga’! Vendasit drejt periferisë
18 Shtator, 12:41
-
Durrës/ Të dehur dhe pa patentë, Rrugorja arreston 12 shoferë në një javë! 8 të proceduar dhe 554 gjoba (VIDEO)
17 Shtator, 13:46
-
Rama në shkollën profesionale 'Beqir Çela' në Durrës: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme
16 Shtator, 16:10
-
Durrës/ U rrëzua nga shkallët e anijes, ndërron jetë marinari 22-vjeçar në Porto Romano
16 Shtator, 14:05
-
Durrës/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, përfundojnë në oborrin e një banese
16 Shtator, 10:06
-
Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv në Pogradec/ Edicioni i 15-të bashkoi 22 artistë nga disa vende të globit
15 Shtator, 16:15
-
Durrës/ Sanitarja vjedh banesën e pronarit ku punonte, në ndihmë i shkojnë dy vëllezër! Kopjoi çelësin dhe i informoi për lëvizjet e familjes (VIDEO)
15 Shtator, 13:10
-
Kapet hajduti ‘serial’ i banesave në Durrës! Goditi me grushte një prej pronarëve, policia i vë prangat
15 Shtator, 12:07
-
Koncert në Durrës, Teatri i Operas dhe Baletit të Stambollit sjell pjesët më të mira të muzikës klasike
14 Shtator, 14:00
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Akuzohet se falsifikoi letrën kërcënuese, gjyqtarja Arnisa Këlliçi merret e pandehur! Prokuroria e Durrësit: Letrën e shkroi vetë
12 Shtator, 23:20