Shkarkohet sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për rrjedhje informacioni

Shkarkohet sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për rrjedhje informacioni

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Gavin Williamson. Njoftimi për shkarkimin e tij erdhi në një takim të nivelit të lartë  të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Sipas mediave britanike shkarkimi i Williamson erdhi për shkak se May kishte humbur besimin në aftësistë e tij për të shërbyer në këtë pozicion. Zëvendësi i tij mësohet se do të jetë Penny Mordaunt.

Nga ana tjetër shkakrimi i Williamson thuhet se vjen pas një hetimi mbi raportet për të lejuar kompaninë "Huawei" që të përdori ndërtimin e rrjetit të ri 5G të interrnetit në Mbretërinë e Bashkuar.  Z. Williamson, i cili ka qenë sekretar i mbrojtjes që nga viti 2017, ka mohuar kategorikisht  rrjedhjen e informacionit.

Në një takim me z. Williamson të mërkurën në mbrëmje, Theresa May i tha atij se kishte informata që siguronin "prova bindëse" se ai ishte përgjegjës për zbulimin e paautorizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan