Shkatërrohet një bazë moderne e falsifikimit të dokumenteve shqiptare dhe italiane në Shijak. Në objektet e sekuestruara ishin edhe disa vula italiane. Operacioni i Koduar  “klienti” nga sektori kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit. Policia ka arrestuar Muhamet Strefin dhe  Alvaro Strefin pas kontrollit në banesë.  

Në  këtë bazë falsifikimi u gjetën dhe u sekuestruan 8 vula të ndryshme si :
Vule noteriale italiane me qender ne Milano.
Vulë komune Milano/Itali.
Vulë komune Monza/Itali.
Vulë avokatie Italiane.
Vulë e Drejtorisë Rajonale e Shfrytëzimit të Automjeteve në Durrës.
Vulë e Kontrollit Teknik Durrës.
Vulë noterie shqiptare.
Vulë për lëshimin e mandat-pagesave te Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Durrës.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi e konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, si: policë sigurimi,  certifikata pronësie italiane si dhe prokura te posaçme, leje drejtimi automjetesh shqiptare, leje drejtimi italiane, karta identiteti italiane, leje qëndrimi greke, dokumente të kontrollit teknik të automjeteve, leje qarkullimi ndërkombëtare, dokumente të kontrollit teknik te automjeteve të shtetit anglez si dhe dokumente të tjera të Drejtorisë Rajonale të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor Durrës.

Hetimet për këtë bazë të falsifikimit të dokumenteve kanë nisur prej 4 muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)