Për katër vite me rradhë, makina e tij i ka dhënë vetëm probleme. Kështu Pourmohseni Hadi, një afarist me origjinë iraniane, ka vendosur t`ia paguajë mundimet, makinës së tij, duke e shkatërruar atë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë eventit të motor show më të madh në botë, në Sallonin e Frankfurtit të që zhvillohet në shtator, ku Hadi e ka shkatërruar makinën e tij, tip BMW M6, me një çekiç.
"BMW-ja në Itali dhe selia qendrore në di Frankfurt, nuk kanë pranuar asnjë përgjegjësi, në lidhje me defektet e makinës sime, kështu që unë gjeta këtë lloj mënyre si një kundërpërgjigje”- shpjegoi afaristi.
Ky gjest ekstrem, i ndërmarrë nga afaristi Iranian, shërbeu për të vënë në lëvizje përfaqësuesit e BMW-së. Sipas zëdhënësit të kompanisë bavareze, thuhet se BMW, do të merret seriozisht me rastin në fjalë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com