Në një operacion dy ditor të policisë franceze, janë arrestuar 17 shqiptarë për organizmin e një bande për trafikimin dhe importimin e lëndëve narkotike, trafikimin e qenieve njerëzore dhe veprave kriminale.

Të 17 personat, 16 burra dhe një grua, ishin  të moshës 19 dhe 57 vjeç vepronin dhe u arrestuan në rajonin Ille-et-Vilaine dhe Alpes-Maritimes.

Sipas prokurorit të Rennes, Philippe Astruc, "elementët e parë të hetimit konfirmuan ekzistencën e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës të drejtuar nga shtetas shqiptarë të vendosur në territorin francez, në Ille-et-Vilaine dhe në rajonin e Nicës ”.

Në krye të këtij rrjeti, ishte një shqiptar 45-vjeçar, i njohur për drejtësinë vendase. Sipas informacioneve ai ishte dënuar dy herë për trafikim lëndësh narkotike.  Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha lëndësh narkotike, produkte  për përgatitjen e dozave,  para dhe katër pistoleta.