Shkatërrimi i opozitës, mision i (pa)mundur

Shkatërrimi i opozitës, mision i (pa)mundur

Ajo që po ngjet me opozitën prej vitesh (dhe jo prej muajsh) është në fakt përshkallëzimi i një misioni të cilin Sali Berisha po e përmbush me sukses. Edhe pse po akuzon Edi Ramën apo Taulant Ballën se “po shkatërrojnë opozitën, po blejnë deputetët” apo dhe profka të tjera, e vërteta qëndron në të vetmin njeri, Sali Berisha. Ai i është “qepur” dhe nuk i ndahet Partisë Demokratike. Ai e solli Lulzim Bashën, ai ka afruar dhe larguar sa herë ka dashur edhe ata që dikur i sikrerriste, dhe sot i mban pas vehtes. Për Sali Berishën, partia nuk vlen shumë. Ai e ka pronësuar atë me kohë. Brënda saj ka “ushtarë” dhe “mercenarë” të tij, dhe aspak nuk ka në plan të legalizojë fraksionet apo të tolerojë pa limit, apo ata që do ta kundërshtojnë apo rivalizojnë. Ikja dhe rikthimi, foltorja dhe rithemelimi, kuvendet dhe “zgjedhjet e lira” brënda asaj partie, po ja zbehin plotësisht rolin dhe imazhin opozitës aktuale.

Partisë Demokratike, do ti duhet të rrijë gjatë atje ku është, ashtu e ndarë e çapëlyer mes 2 apo 3 grupimesh klanore, pasi vetëm soliditet nuk shihet në horizont. Alibeaj, Gazi i tij, apo dhe shumica e deputetëve të grupimit parlamentar, e kanë ndarë mëndjen “nuk bashkohen me Berishën” sepse nuk shohin dritë në “tunelin e tij”. Ata kanë menduar dhe vendosur më mirë ti bashkohen partnerëve perëndimorë, se ti bashkohen një grupimi që nuk dihet se ku  dhe kur, do të reagojë  pozitivisht ndaj një misioni shkatërrues që ka ndërmarrë. Ndarja e Partisë Demokratike, do të ishte “veza e artë” për atë forcë politike, do të ishte zgjidhja më e mirë, për ti orientuar  drejt, jo vetëm militantët e saj, por edhe politikat drejtuese  dhe mobilizuese për të ardhmen. Ata që sot kanë zaptuar selinë e “ç’blinduar”, janë si  jabanxhinjtë në një qytet të huaj. Kjo për faktin sepse nuk njihen nga drejtësia, nuk njihen nga faktori ndërkombëtar, nuk mbështeten nga shumica e deputetëve, nuk ftohen në tryeza politike e qeveritare, nuk kanë peshën e duhur në skenën politike, etj…

Atëhere, cili është misioni i tyre, pse e mbajnë selinë më dhunë (sepse kështu ka ndodhur), pse e mbajnë atë parti me premtime boshe dhe gënjeshtra kur nuk kanë “peshën” dhe rëndësinë e duhur, siç kanë qoftë edhe partitë e vogla në Parlament apo gjetkë ? Dihet në fakt, se misioni i Berishës ishte largimi i Bashës, rihyrja “triumfalisht” në seli, dhe rizgjedhja  si kryetar partie. Por a mjafton me kaq ?  Në bazë realisht nuk kanë më shpresa se, “një kryetar partie si Berisha do ti shpjerë sërish në pushtet”. Kjo për 1001 arsye, por më kryesorja është se, faktori ndërkombëtar ka prerë çdo marrëdhënie me atë njeri, (më kryesori SHBA-ja) dhe nuk ka shanse të rikthehet  ajo parti në situata të tjera.

Kaq do të mjaftonte, që Sali Berisha ti thërriste mëndjes, dhe ti hapte rrugën të rinjve, meqenëse, edhe vetë e ka “merak”, afrimin e tyre në Partinë Demokratike. Në politikë, nuk ecet  me  mentalitet kanunor, dhe as me  kokëfortësi shqiptarësh, aq më tepër kur bëhet fjalë për drejtimin e një partie që aspiron lirinë, demokracinë, emancipimin,  dhe pushtetin me votë të lirë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termali: 10/05/2022 22:07

    Bravo ajaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro