I ftuar sot në mbrëmje në Top Channel, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe një herë vendosjes së tarifës për kalimin në aksin Kalimash-Milot në rrugën e Kombit, duke pranuar sërish fajin e qeverisë për mosinformimin e qytetarëve për kontratën që do të zbatohej, me të gjithë elementët e saj.

I pyetur lidhur me dëmët e shkaktuara dhe me faktin se kompania kishte bërë një investim, Rama tha se dëmet duhet t’i paguajnë ata që i shkaktuan, nëpërmjet një padie të dytë.

A ishte taksa e Rrugës së Kombit, arrogancë e qeverisë?

Mund të perceptohet si e tillë dhe ne gabuam, spese u nisëm nga një qëllim i mirë, që nuk mjaftoi. Gabuam sepse nuk ndërmorëm një proces të duhur për të kuptuar se çfarë përjetimi dhe çfarë kuptimi kishin njerëzit për atë kontratë. Kontrata është bërë dy vjet më parë dhe ishte diçka e bërë, e thënë dhe e harruar dhe hyri në funksion krejtësisht jashtë vëmendjes tonë. Kishte kaluar edhe në parlament dhe nuk u mor askush me faktin që kur kjo kontratë të niste të zbatohej, mund të kishte një opinion publik të painfoirmuar. Njerëzit u treguan të vëmendshëm kur ndodhi, jo kur ne diskutonim. Gabuam në të gjithë strategjinë. Ishte hera e parë që vendosej një sistem rruge me pagesë. Ne nuk shpjeguam, nuk dëgjuam dhe e lamë të rridhte gjënë si një kontratë e zakonshme.

Edi Rama

Cili do jetë afati i kësaj kontrate dhe i rrugës së kombit?

Është e pamundur të mos gabosh, por është shumë e rëndëishsme që kurrë të mos gabosh me qëllim të keq. Një president i famshëm amerikan ka thënë kur fitoi zgjedhjet: Amerika nuk do të krenohet me ne se ne nuk do të bëjmë gabime, por se ne nuk do bëjmë të njëjtat gabime. Mësimi i nxjerrë nga ky rast është një mësim që duhet të vlejë për mënyrën e ndërtimit të proceseve që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me interesat e njerëzve. Do të lëmë kohën e nevojshme për të informuar, për të shpejguar, për të krijuar terrenin e butë, ku do të aplikohet projekti.

Edi Rama

Kompania ka bërë një pjesë të investimeve, kush i përgjigjet për kontratën?

Sipas ligjit, ata që e dogjën ata duhet ta paguajnë. Pra duhet të ketë një padi tjetër, e dogjët, paguajeni. Një barbari e tillë është prap kosto për arkën e përbashkët të shtetit. 

Fjala është për kontratën mes kompanisë dhe ministrisë...

Edi Rama

Fjala është për kontratën mes kompanisë dhe ministrisë...

Edhe kompania ka bërë gabimet e veta, edhe pse autoritetet shtetërore s’duhet ta linin të gabonte. Edhe ajo duhet të bënte pjesën e saj të sensibilizimit. Gjë e re, hera e parë dhe nuk u bë si duhet. Përgjegjësia në radhë të parë i takon qeverisë. Pavarësisht se në kohën kur unë që kam kërkuar ndjesë, ministri që ka negociuar kontratën, digjte goma.

Edi Rama