Rama: 70% e investimeve në Veri, ja rrugët që mbarojnë brenda këtij mandati

Rama: 70% e investimeve në Veri, ja rrugët që mbarojnë brenda këtij mandati

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Laç për etapën e radhës së turit të llogariudhënies publike të nisur prej shumicës qeverisëse socialiste.

Rama ritheksoi se qeveria ka ngritur vetëm dy taksa se dhe një spekulim i madh bëhet me taksat e tjera, të ciulat sipas kreut të qeverisë, janë ulur.

Rama reagoi ashpër edhe ndaj atyre që sipas tij duan të përçajnë se Rama nuk e do veriun.

Kryeministri bëri të ditur s enga projekti 1 miliardë për rindërtimin e rrugëve, 70% e inavesitmeve do të shkojnë në veroi, për rrugë që do të përfundojnë brenda këtij mandati.

“Në këtë fushatë ne synojmë të komunikojmë me të gjithë, pa ndërmjetësinë e medieve, pa agjencitë e mjerimit, që bëjnë çmos çdo ditë që t’i ç’informojnë për disa të vëreta të thjeshta. Së pari dua të bëj një pyetje? A ka ndonjë nga ju që mendon se janë rritur taksat?”.

Qytetari: Po janë rritur.

Rama: Cilat taksa janë rritur?

Qytetari: Jam Petrit Vala nga Laçi, 52 vjeç, për taksat nuk kam taksa unë kështu, kam vetëm që jam i sëmurë, pa zanat, pa asgjë. Nuk marr as përkrahje asgjë. Taksat, drita, ujë, këto janë.

Rama: Taksat drita dhe ujë? Nuk janë taksa, janë mallra që blihen dhe paguhen. Dhe sigurisht kur nuk i ke paguar përpara dhe fillon t’i paguash të duket qamet i madh. Shtresat më korrekte me pagesën e dritave në Shqipëri kanë qenë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, dy pikat më të dobëta të gjithë organizmit shoqëror. Ka ndonjë që mund të më thotë se ka dhe më pak se sa çkanë këto dy kategori? Ska si ta thotë. Kanë paguar drita pensionistët pa pushim pa ndërprerje, se erdhi Saliu se iku Saliu, se u përmbys shteti më ‘97, ata kanë qenë paguesit më korrektë të dritave. Dritat nuk janë taksa, janë mall. Uji s’është taksë. Është tipike që në Shqipëri ankohen për rritjen e taksave ata që s’paguajnë taksat.

Qytetari: Duke qenë një aktor shumë i mirë komunikimi e kemi shumë të vështiurë të përballemi. Unë i kam paguar, uji tani është rritur 50 lekë.

Rama: Sjemi për tu përballur bashkë. Flaism për taksa, nëse të ëhstë rritur c,mimi i ujit, është një cmim që e përcakton bashlkia dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë çmimet janë të ndryshme. Askund sot çmimi nuk është në lartësinë e kostove. Me thuaj taksat?

Qytetari: Mirë që është rritur, por tubi kryesor të më vijë afër.

Rama: Di ndonjë taksë që është rritur?

Qytetari: Jo për taksat nuk kam vërejtje.

Rama: Ulu mo zotëri tani, ti spaguan anjë taksë, ti e the vetë. Unë nuk mendoj që ti duhet të paguash taksa. Ti je pa punë dhe spaguan taksa. Dhe çon dorën që të janë rritur taksat, ti s’paguan asnjë taksë. Rrej, rrej rrej, krijohet një psikozë sikur kjo qeveri vetëm rritë taksa. Jo. ne kemi rritur vetëm dy taksa. Ekspertët e Facebookut thonë ç’janë këto taksa me këto paga, por kush merr rrogë deri ën 30 mijë lekë e ka taskën zero. Biznesi i vogël nga 5 deri në 8 milionë xhiro paguan 5 përqind, nën këtë zero. Kemi rritur taksën e karburantit. E dëgjuat hsitorinë e rrugës Thumanë-Milot. Ka që në vitin 2010 që ka filluar një rrotondë, ka që në 2009, që ka nisur një copë tjetër dhe rruga është ende e papërfunduar. Dikush mund të thotë t’i ske ardhur dje, ke ardhur para 4 vitesh e gjysëm në qeveri, pse se përfundove ti. Rrugët u lanë rrugëve sepse Saliu thotë kemi bërë 10 mijë kilometra, me vizoren e Saliut shifrat duhen marrë me lekët e vjetra, por sidoqoftë qeveria paraardheëse ka bërë tendera shumë më tepër se sa qeveria jonë. Po të numërosh sa kilometra tendera ka bërë qeveria e Saliut janë shumë, po të shkosh t’i shohësh në terren në 2013 sa ishin realizuar, unë po ju them që ne kemi ndërtuar më shumë kilometra se sa kishin ndërtuar ata. Nuk i përfunduam dot sepse ishin hapur tendera duke hapur një gropë të madhe borxhesh. Të gjitha kompanitë mbetën pa lekë, dhe kompanive qeveria u kishte borxh qindra milionë dollarë. FMN në 2013 na tha ulni rrogat e pensionet se ndryshe se financoni dot shtetin. Saliu thoshte prisni, prisni se ju pret fati i Greqisë, se e dinte gropën që kishte lënë.

Dy taksa janë rritur në Shqipëri dhe gjithë kjo propagandë është komplet jashtë realitetit. Ajo e karburantit dhe e duhanit, si dhe taksa për më të pasurit.

Janë vetëm 9 mijë ata që preken nga vendosja e TVSH-së dhe vendosja e TVSH-së nuk është taksë që rritet për ta, por është mbyllje e një të çare ku bëhet evazion nga të mëdhenjtë duke përdorur të vegjlit. S’ka asnjë ngarkesë dhe nuk është qëllimi jonë të arrinim më shumë lekë nga biznesi i vogël.

Tani që kemi shlyer borxhet jemi gati për programet e investimeve.

Nga programi 1 miliardë për rindërtim, që ka 4 projekte, janë Thumanë-Kashar, Milot-Balldren, Rruga e Arbrit, cfarë është Jug?

Qyetari: Jug është.

Rama: Jug është se ti e sheh nga Prishtina. Të gjitha do ndërtohen brenda këtij mandati. I vetmi projekt i pjesë së rrugve për jugun, është ai nga dalja e Vlorës deri në Llogara, nga ana financiare është segmenti më pak i kushtueshëm. Më shumë se 70% e fondeve shkojnë nga Tirana e lartë, kjo është për maskarenjtë që i bien kësaj daulleje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isufi: 08/05/2018 18:32

    Filluan derdellisjet per elektorat na cau gajden cdo dite te pame o krieminister nje vere ne uje bere per kater vite

    Përgjigju
  • Ilo: 08/05/2018 18:04

    Po per cfare rrugesh derdellit po ti asnje cm rruge te re gjate ketij mandati me Damin minister nuk ke beremadje as nje cope nga egzistueset nuk eshte mirmbajtur,le te filojme Tirane-Elbasan asnje cm e shtuar mirembajtja 0,Tirane-Durres cope cope nuk po flas per segmentin Ndroq Plepa ku ka rrezik jo vetem qeveria jote po te gjitha qeverite e ketyre28 viteve mbyteni ne keta gropa,Skuraj-Burel-Peshkopi mund ti thuash shume mire rruge per kalim gomeresh,Rreshen-Burrel katastrofe precedent per vetvrasje te noj autonjeti qe kalon aty ,Kukes-Kala e Dodes-Peshkopi si rezultat i mosmirembajtje ka rreshqitur duke u bere teper e rrezikshme Tirane-Fushe Kruje mos te cofte zoti ne rrotondat e pambaruara ne Kamez,Fier-Levan zoti i ruajt shoferet tani qe ofron sezoni turistik.Fier-Berat Kutallia me gropat si rruga e ndroqit,nuk e di se crruge ke bere apo mirembajtur te rrofte hajduti Damian me niperit dhe kushot hajdute te lojrat e fatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele