Shkatërrohen 2 bandat shqiptare
në Itali 58 të arrestuar, 490 kg drogë

Dy banda shqiptare janë shkatërruar ditën e sotme nga policia Italiane e cila ka vënë në pranga rreth 58 shqiptarë ndërsa janë sekuestruar në total rreth 490 kg lëndë narkotike.

Në sajë te hetimeve dy vjecare  Guardia di Finanza gjatë operacionit 'Daku' vuri në pranga 36 persona dhe sekuestroi 58 kg kokainë, 48 kg  heroinë, 31 kg hashash ,34 kg marihuana,170 mijë euro,1 pistoletë dhe 13 makina. Ky operacion ka mundur që të bllokojë një xhiro parash të pista prej 8 milionë euro. Kjo bandë vepronte ne Hollandë, Milano dhe Shqipëri dhe e fshihte drogën në fundin e makinave.

Rrjeti kriminal e shiste lëndën narkotike në  Lombardi, Piemonte, Veneto, Puglia. Një pjesë e fitimeve përdorej për riblerje ndërsa pjesa tjetër shkonte në duart e bosëve shqiptarë që ishin kapot e rrjetit.

Paratë e pista  e fituara në Itali  transportoheshin me korrierët me avionë drejt Shqipërisë ose nëpërmjet kutive të mbyllura që transportoheshin përmes shoferëve të autobuzëve. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, veç një çifti bashkëshortësh kosovarë më pasaporta suedeze, që duhet të dorëzonin drogën në Suedi.

Ndërsa më herët mediat italiane raportouan  se  autoritetet e Romës ekzekutuan këtë mëngjes  urdhër arresti për 22 shqiptarë të cilët ishin pjesë e një organizate që vepronte në  Pomezia e Ardea.Gjatë operacionit u angazhuan  rreth 100 karabinerë.

Në rrjedhën e hetimeve që kanë nisur vite 2 vite më parë, janë gjetur dhe konfiskuar në 350 kg marihuanë, 500 gram. kokainë, dy armë dhe 2 armë.  

Operacioni i sotëm u kodua 'Ça bone' 2 ndërsa nga operacioni nr.1 “Ça bon”  në janar 2014, janë të arrestuar pesë shtetas shqiptarë përgjegjës për import të më shumë se 800 kg marijuana fshehur brenda një blloku gjigand shkëmbi.
 
droga itali milano

droga itali milano

droga itali milano

droga itali

droga itali

droga itali milano
 Foto të tjera

Operacion antidrogë në Romë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti