Shkatërrohet banda e drogës në Itali! 20 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e drogës në Itali! 20 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë

20 persona u arrestuan, ndërsa janë lëshuar edhe disa fletë-arreste të tjera nga policia italiane, e cila arriti të çmontonte një rrjet të gjerë të trafikut të drogës ku ishin përfshirë tunizianë, shqiptar, italian dhe nigerian. Lloji i drogës që shpërndahej ishte e llojit kokainë, heroinë dhe amfetaminë dhe tregtohej kryesisht në shkollat e mesme, sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Astit.

Arrestimet ndodhën gjatë operacionit të koduar 'Riki Cod', që mori emrin e shpërndarësit të grupit, i cili u arrestua i pari nga policia. Hetimet zgjatën për një periudhë prej një viti, me 12 mijë orë përgjime dhe u arrit të dokumentohej me fakte 28 mijë doza, ekuivalente me një sasi prej rreth 7 kilogramë drogë citon La Stampa.

Në mesin e konsumatorëve ishin shumë të mitur, ndërsa trafikantët shpesh përdorin trenin për të lëvizur për të shmangur kontrollet e policisë. Ata i mbanin të fshehura dozat në gojë, për të qenë në gjendje ta gëlltisin nëse do të ndaloheshin nga policia. 

Disa nga të arrestuarit janë Riccardo Schialva, 43 vjeç i njohur me pseudonimin Riki (ku mori emrin dhe operacioni i koduar), Mahdi Chaabeni, 47 vjeç, Ahmed Mamni, 36 vjeç, Mourad Saidi, 40 vjeç, Moez Ben Hassen Bouchiba, 43 vjeç, Hafedh Selmi, 44 vjeç, Kingsley Onieka Ohmara, 44 Origlia, 55 vjeç, Livio Bagarini, 43 vjeç, Massimo Bighi, 50 vjeç, Paolo Demaria, 50 vjeç, Antonio Ferrara, 60 vjeç, Xhemal Kiptiu, 53 vjeç dhe Michele Vacca, 48 vjeç dhe O.M, 32 vjeç.

Shumë prej të arrestuarve janë emra të njohur për policinë, pasi njihen për precedentët e tyre penal në të kaluarën, kryesisht me trafikun e drogës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë