Mënyra sesi një bandë kryente vjedhje në Greqi i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët ishin të pajisur me kallashnikovë dhe maska silikoni për të fshehur fytyrën.
Maska që përdornin grabitësit në Greqi
Banda e grabitësve me 4 persona tashmë është shkatërruar. Kjo bandë ka grabitur banka, makina dhe banesa ndërsa sa i përket autorëve, mësohet se ato janë të moshave 25, 39, 40 dhe 42 vjeç. Sipas policisë ata do kryenin një grabitje të madhe, por nuk e kanë specifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë bankë në Greqi.
Mjetet që përdornin grabitësit në Greqi
Kjo mënyrë, me maska silikoni të kujton ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, kur Admir Murataj depërtoi të vidhte milionat e eurove më 10 prill 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit. Ajo që ra në sy ishte mënyra e kamuflimit të tij me një maskë silikoni. Kjo mënyrë për t’iu shmangur identitetit është tentuar edhe nga kjo bandë që kryente vjedhje në Greqi. Tre vite pas grabitjes së Rinasit, Admir Murataj, mbeti i vrarë, vijon të frymëzoj sërish edhe jashtë kufijve.