Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë që bënin 'namin' në Itali! Të gjithë të papunë

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë që bënin 'namin' në Itali! Të gjithë të papunë

Sendet e sekuestruara

Tre persona mes të cilëve dy shqiptarë të moshave nga 27 deri 35 vjeç janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për vjedhje në banesa dëmtim të zyrtarëve publikë dhe transportim të paligjshëm të armëve të zjarrit, siç raportojnë mediat italiane.

Ata u arrestuan pasditen e djeshme në Fabriano, pasi policia i kishte përgjuar që nga rruga ku ata po udhëtonin me një automjet Alfa Giulietta, i pajisur me targa të vjedhura. Ata ndaluan dhe morën 5 çanta, në momentin kur u thirrën nga karabienierët për të ndaluar. Tre prej tyre u arrestuan pas një përleshjeje me forcat e policisë, ndërsa dy të tjerët ia mbathën.

Pas kontrolleve policia gjeti në mjetin e tyre disa sende që përdoreshin për të kryer grabitje. Ata gjetën një seri kaçavidash, kapele dhe mjete të tjera për thyerje, ndërsa në brezin e një prej të arrestuarve u gjet edhe një pistoletë. Pas kontrolleve në banesë policia gjeti stoli të shumta, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi të rreme të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Në një tjetër banesë ku qëndronte njëri prej shqiptarëve u gjetën po ashtu disa mjete për paketimin e drogës, rreth 5 mijë euro, bizhuteri të tjera si dhe një bllokues për përgjimet e komunikimeve telefonike. Në një tjetër ndërtesë në zonën e Spoletos, karabinierët mundën të gjejnë një audi A4 model sportiv e cila ishte përdorur në disa vjedhje.

Të rinjtë e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim nuk figuronin të punësuar dhe siguronin jetesën vetëm përmes grabitjeve.

Makinat e shqiptarëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/11/2019 22:45

    Po për qindra e qindra-mijera shqiptarë qe punojne me nder e djerse kur do shkruani apo ajo qe iu intereson eshte te paraqisni shqiptaret si parazite?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës