SPANJË – Gjashtë persona, 5 burra dhe 1 grua me kombësi shqiptare janë arrestuar nga policia spanjolle për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjykata në Alicante vendosi burg për burrat ndërsa gruan e lanë të lirë. Ata akuzohen se kishin plantacione të sofistikuara të marijuanës në disa shtëpi bari në qytetet El Campello , Molina de Segura dhe Lorquí.
Brenda shtëpive janë sekuestruar 232 bimë marijuanë me peshë 180 kg përvec 51 kg që ishte bërë gati për shitje. Kontrollet u bënë me qentë antidrogë ndërsa agjentët zbuluan se në shtëpitë kishin instaluar një sistem të sofistikuar ndriçimi LED.
Shqiptarët që u arrestuan kishin dokumentacion dhe identitet të rremë ndërsa brenda u gjetën shumë telefona celularë dhe 6700 euro cash.
Falë dokumentacionit të gjetur është bërë i mundur vërtetimi i kryerjes së veprave kriminale të së njëjtës natyrë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian si Itali, Gjermani dhe Greqi që i atribuohen bandës.