Shkatërrohet 'banda' shqiptare në Greqi, kishin ngritur laborator droge, ruhej nga një 60-vjeçare

Shkatërrohet 'banda' shqiptare në Greqi, kishin ngritur laborator droge, ruhej nga një 60-vjeçare

Heroina e sekuestruar

Sot policia e Antidrogës ka bërë një ndërhyrje në një apartament në Galatsi në Greqi, ku zbuloi një laborator të pajisur për të përgatitur heroinë dhe arrestoi tre shqiptar, dy burra dhe një grua të moshës 36, 33 dhe 60 vjeç. Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 21.5 kilogramë heroinë.

Nga vëzhgimet e bëra u zbuluan edhe rolet e anëtarëve të grupit. 36-vjeçari ishte 'koka' e bandës, ndërkohë që koordinonte trafikun e drogës. Ndërsa 33-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja e heroinës. Sakaq 60-vjeçarja, mësohet se ishte përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e laboratorit të heroinës.

Burime policore bëjnë të ditur se heroina shpërndahej nëpër sheshe në qendër të Athinës. Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë. Arrestimet u kryen mesditën e së shtunës, pas një operacioni të organizuar të policisë në Qipseli dhe Galatsi. Ndaj tyre janë ngitur akuza penale për organisim kriminal si dhe armëmbajtje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë