Shkatërrohet familja shqiptare në Greqi! Pronari grek abuzoi me vajzën e mitur, burri vret të dashurin polic të ish gruas...sot babai kërkon fëmijët

TIRANË -  Tronditëse në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv, dramat e një familje shqiptare në Greqi. Kishte emigruar që në vitin 1992 së pari kryefamiljari dhe pas 7 vitesh edhe bashkëshortja me tre vajzat asokohe 13 vjeçe, 7 vjeçe dhe 5 vjeçe. Jetonin në Kavalla, ku Enver Polisi punonte tek një pronar grek, ndërsa e shoqja B.B nga Pogradeci në një fabrikë. Viti 2001 do të ndryshonte rrjedhën e jetës në familjen shqiptare, pasi 67-vjecari me emrin Jorgo, ish-pronari i Enverit pak kohë pasi ky i fundit ishte larguar prej tij i shkon në banesë dhe abuzon seksualisht me vajzën 13 vjeçare. Drejtësia greke e dënon me 2 vjet detyrim paraqitje, ndërsa babai thotë se e shiti avokati i tij. Pas kësaj divorcohet me bashkëshorten, ndërsa vret një efektiv policie që e kap duke kryer marrëdhënie me ish gruan, e dënohet me 25 vite burg, por bën vetëm 13 vite pasi sëmuret rëndë në burg. Kthehet në atdhe i vetëm, ndërsa jeton në mjerin në vendlindjen e tij, Pogradec, me kërkesën e vetme për të takuar vajzat, që tashmë janë në moshë madhore me nënën e tyre në Greqi.

***

Ende i tronditur, i sfilur gjithashtu, në gjendje jo fort të mirë shëndetësore Enveri që sot jeton i vetëm në vendlindjen e tij në Pogradec vendos të rrëfejë tronditjen që ka pësuar dhe peripecitë e mëdha që pësoi në atë vit të mallkuar për të dhe familjen e tij.

"Një ditë kthehem në shtëpi, shoh djalin e Jorgos, një 34-vjeçar asokohe. Më tha që Jorgo ishte lart. Ngjitem menjëherë, pasi rrija në kat të dytë. Vajza e dytë më hapi derën. Më tha mirë që erdhe baba. Jorgo doli nga banjoja i zverdhur. -“Ku je më tha” dhe më ofendoi  -“ si shumë u vonove”. Bashkëshortja ishte në punë, pasi punonte në fabrikë në atë kohë. Ulu i thash Jorgo të pimë një kafe, nuk dija asgjë çfarë kishte ndodhur. Iku Jorgo dhe vajzat më treguan se ai kishte abuzuar me vajzën e madhe, 13-vjeçare në atë kohë. Mora vajzën dhe shkoj në polici menjëherë. I tregova çdo gjë që kishte ndodhur, i dhashë numrin e telefonit të Jorgos dhe policia e telefonoi. Ai ishte nisur drejt Selanikut. Policia bëri menjëherë arrestimin e tij. Më thanë që do dënohej rreptësisht nga gjykata greke. Shkova në shtëpi dhe mbas 4 ditësh vijnë vajzat dhe më thanë që vajza e madhe po tentonte të mbytej në det. Shkova menjëherë të merrja vajzën. Ajo më tha vetëm ty të njoh babi, nuk kam as nënë as motra. Mora makinën dhe shkova në spital, kam qëndruar 25 ditë me të në spitalin e Kavallës. E çova në psikologe. Abuzuesi u dënua dy vite detyrim paraqitje. Ne donim dënimin, por avokati më shiti mua. Më pas kërkova dëmshpërblim ndaj abuzuesit", tregon babai në emisionin "Pa Gjurmë".  

Pas kësaj ngjarje të rëndë erdhi ndarja. Divorcin e kërkoi e shoqja, ndërsa Gjykata vendosi që të takohet me vajzat vetëm tre herë në muaj me kusht 160 km larg nga banesa.

Pse u ndatë nga bashkëshortja ?
Bashkëshortja më kërkoi divorcin. Nisi punë në një lokal nate pranë stacionit të policisë. Një ditë kur mbarova punë shkova tek puna e saj. E gjeta me një oficer policie dhe një person tjetër, po pinin pije alkoolike.
I thashë unë: Hajde grua se s’je për këtë punë ti. Ajo e kapi për dore dhe nuk e lëshonte.
Mora fëmijët dhe shkova prapë atje. I thashë vajzave shkoni tek nëna të vij në shtëpi, se nuk kam nevojë për ato lekë. E mora në makinë dhe më tha: Ti ma gjete këtë punë më tha. Thashë unë: Nuk ta gjeta për të pirë me pronarin. E çova në shtëpi, filluan konfliktet. Divorcin ne Gjykatën e Kavallës e kërkoi ajo. Kishin bërë një marrëveshje me policinë, që unë ta ndaja gruan. Gjykata vendosi largimin nga Kavalla 160 km larg.

-Ku i takoje vajzat?
I takoja vajzat afro, 30 km larg nga shtëpia. Policia e Kavallës ka tentuar disa herë për të më eliminuar fizikisht.

Por këtu nuk përfundon gjithçka. Familja u shkatërrua, babai nuk takonte dot vajzat, ish-gruaja mesa duket kishte vendosur të merrte një tjetër rrugë. Një tjetër rrjedhë që do të ishte fatale dhe do ta kthente në një vrasës ish-bashkëshortin, Enverin.

"Punoja në Selanik atë ditë kur më mori goca në telefon. Më tha hajde këtu shpejt.

-Po pse shkove në banesë kur e kishe të ndaluar nga Gjykata?
-Shkova se diçka po ndodhte.

-Çfarë ju komunikoi vajza?
Vajza më tha se ish-gruaja po kryente marrëdhënie seksuale me një polic. Derën e gjeta të kyçur, shkallmova derën dhe mora një hekur në ballkon dhe iu futa gruas dhe policit dhe kur shkela policin me këmbë, këtu qenke dhe bam-bam policit, bam-bam gruas. E humba kontrollin. Gruaja bëri gjoja sikur u vra. Më tha kujdes kalamajtë se mbarova. Me tha vajza, mamin e vrave ne çfarë do të bëjmë. Zbrisni poshtë me makinën e babit i thashë unë se do ikim në Shqipëri. Mora tre fëmijët dhe sa hipa në makinë dhe më erdhi makina e policisë. (Qan….) Ç’kam hequr aty në polici, 5 ditë dhe 5 netë.

Në orën 2 të natës, në orën 3 të natës. Me skafandra policia. Më  godisnin me shkop gome, me shkelma. I nxirë komplet më çuan në burg.  U dënova me 25 vite. Bëra 13 vite dhe dola nga një sëmundje e rëndë. Më ra parainfarkt në burg. Dhe më lanë me detyrim paraqitje me kusht. Jetoja në Selanik për 3 vite resht. Nuk i takoja vajzat. Shkova në polici dhe i thoja më gjeni gocat se ju ma prishët familjen. Ish-gruaja kishte marrë shtëpi afër policisë dhe më tha ik se do të fus prapë atje ku ishte. Ç’kam hequr nga ajo grua.

I dërrmuar nga ky fat, ai del nga burgu në vitin 2013 me një familje të shkatërruar dhe pa para. Gjithë ëndrrat për një jetë më të mirë ishin thjesht një kështjellë prej rëre që u shua në pak kohë atë vite trishtë të 2001.

"Më solli autobusi i burgut në Shqipëri. S’kisha asnjë lek. Më ndihmoi një shok, më dha 50 mijë lekë, për të ardhur në vendlindje në Pogradec. Në Shqipëri erdha në vitin 2013 në Pogradec. Që kur kreva krimin në vitin 2001 nuk u takova më me vajzat. Deri në vitin 2021 nuk kam të drejtë të hyj në Greqi", tregon ai në "Pa Gjurmë".

Sot është në kërkim të vajzave. Kanë kaluar vite dhe ato janë në moshë madhore. Jetojnë në Greqi me nënën dhe 56-vjeçari ka shkëputur çdo kontakt me ta, që prej ditës që ra në burg. E ka të vështirë të rrëfejë në studio detajet e dramës në jetë, pasi ai sot ka humbur gjithçka, përveç shpresës që ka për t’u takuar me tre vajzat.

Nga pikëpamja ligjore, avokati në "Pa gjurmë", Eduart Mullaraj merr përsipër këtë rast delikat për të mundësuar një takim të mundshëm të babit me vajzat.

Avokati: Me një negociator mund të realizohet takimi me vajzat, nëse ata duan, pasi sot janë në një moshë madhore. Vetëm me vullnetin e tyre të lirë ata mund të takohen me babanë. Pengesa e parë është se zotërisë i ndalohet nga Apeli atje për të hyrë në Greqi, deri në vitin 2021. Pastaj mund të bëhet një proces gjyqësor edhe pse i mbaron Apeli, pasi duhet të bëhet një seancë gjyqësore për ta hequr sistemi elektronik.

Enveri jeton sot në një ndërtese ushtarake në Porgadec. I braktisur edhe nga familjarët e tij vetëm me motrën mban kontakte. Vëllezërit nuk e pranojnë, ndërsa e fajësojnë për ngjarjet e ndodhura në Greqi. Ngjarjet tronditëse që ndodhën njëra pas tjetrës në familjen Polisi në vitin 2001 çuan në shkatërrimin e familjes shqiptare që jetuan me vite në Kavalla të Greqisë. Në këto kushte ku e përplasi fati, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Greqi dhe shkatërrimin e familjes, kur kanë kaluar vite dhe vajzat janë të rritura, kërkesa e tij e vetme është të takohet me to.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nija: 20/01/2021 01:55

    A i gjeti vajzat ky zotri ju lutem pergjigje

    Përgjigju
  • Maria: 22/12/2019 19:44

    Putana prishi familjen.Ajo duhej vrare

    Përgjigju
  • Ky mashtrusi: 21/12/2019 08:14

    Ky mashtrusi

    Përgjigju
  • Mondi: 21/12/2019 01:48

    Perse nuk e vrave edhe buçen tane more pallosh

    Përgjigju
  • Malsori: 20/12/2019 23:45

    Premarin qe te perdhunoi gocen duhej ta digjje te gjalle

    Përgjigju
  • John: 20/12/2019 20:30

    Nuk e kuptoj pse nuk ke vrare ate qe te perdhunoi gocen.

    Përgjigju
    • Malesori: 20/12/2019 23:44

      Ate duhej ta digjte te gjalle

  • Kafsha: 20/12/2019 19:46

    Sa e dhimshme o Zot!

    Përgjigju
    • Lala: 22/12/2019 14:28

      Jan shumë raste të tilla,mjer kujt i bie per pjesë.Përsa i përket drejtesisë greke për shqipëtarët ,ajo dihet.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord