Shkatërrohet grupi i pedofilëve në Serbi, disa të arrestuar! Mes viktimave edhe fëmijë 3-vjeçarë

Shkatërrohet grupi i pedofilëve në Serbi, disa të arrestuar! Mes viktimave edhe fëmijë 3-vjeçarë

Foto ilustruese

Një grup i madh pedofilësh që abuzonin me vajza dhe djem duke shfrytëzuar internetin janë vënë në pranga nga policia serbe, e cila njoftoi se mes viktimave në rrjetën e ‘grabitqarëve seksualë’ kishin rënë edhe fëmijë 3-vjeçarë.

Në aksionin e koduar “Armagedon” të realizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, është arrestuar një grup më i madh pedofilësh, objektivi i të cilëve ishin fëmijët nga mosha tre deri në 14 vjeç.

Aksioni po zhvillohet në territorin e Serbisë dhe siç raportojnë mediat vendase, së cilave shqiptarja.com u referohet janë arrestuar një grup i madh pedofilësh të cilët përdornin internetin për abuzimin seksual me vajza dhe djem të mitur.

Mes viktimave ka fëmijë nga mosha tre deri në 14 vjeç.

Aksioni është kryer nga anëtarët e Drejtorisë për Teknologji, Shërbimit për Luftimin e Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë për VTK.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?