ITALI- Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës, i cili vepronte mes Asti dhe Santa Vittoria d'Alba dhe drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë, 35 dhe 36-vjeç.
Ishte operacioni 'Bad Boys" që zbuloi aktivitetin e grupit kriminal, i cili kishte të bënte me shpërndarjen e kokainës. Lënda narkotike vendosej brenda disa kavanozëve dhe më pas në nën tokë, për t'u tregtuar në zonë. Hetimet paraprake thonë se fitimet e vlerësuara të grupit janë rreth 1.5 milionë euro. Si rezultat i operacionit u gjetën 4.7 kilogramë kokainë, u hetuan 30 persona, dhe u kryen 12 arrestime gjithsej.
4 shqiptarë të moshës 20 deri në 36 vjeç u lanë nën masën e arrestit me burg, ndërsa 8 persona të tjerë iu nënshtruan masës së sigurimit detyrim paraqitje. Në krye të grupit kriminal ishin dy vëllezërit shqiptar 35 dhe 36 vjeç, të cilët kanë menaxhuar gjithçka, njëri prej tyre fillimisht nga burgu i Cuneos, më pas nga shtëpia e tij, ku ishte në arrest shtëpie.
Grupi kriminal, përveç dy vëllezërve përbëhej madje dhe nga bashkëshortet dhe dy kunetërit e tyre, të cilët i përkushtoheshin veprimtarisë së fshehjes, ndalimit, furnizimit dhe shitjes së kokainës, të cilët furnizonin nipin dhe 20-vjeçarë të tjerë me një hektogram dhe të cilin e shpërndanin në sheshet mes Astit, Albës dhe Bra.
Të ardhurat nga shitja u jepeshin më pas dy vëllezërve, të cilët drejtonin efektivisht grupin kriminal. Njëri prej këtyre vëllezërve mundi të menaxhonte gjithçka edhe nga burgu i Cuneos, ku ishte fillimisht dhe më pas nga shtëpia, ku i ishte nënshtruar arrestit shtëpiak.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
E rëndë në Itali, shqiptari vritet me kaçavidë, arrestohet bashkëatdhetari, krimi pas sherrit në lokal (EMRI+VIDEO)
25 Nëntor, 11:18