Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i marijuanës. Policia italiane ka sekuestruar 1 ton marijuanë.
Operacioni Balkan, 61 nën hetim, mes tyre 37 shqiptarë
Gjatë operacionit Balkani janë vënë nën hetim 61 persona mes tyre 37 shqiptarë dhe 24 italianë.
Një operacion i madh antidroge është ndërmarrë në Catania në Itali, ku autoritetet kanë shkatërruar rrjetin ndërkombëtarë të trafikimit të marijuanës e cila vinte nga Shqipëria, drogë e destinuar për tu tregtuar në shtetin fqinj.
Gjatë hetimeve që kanë nisur në vitin 2012 janë ndërmarrë disa operacione në disa qytete italiane ndërsa më i rëndësishmi është ai i Catanias ku u sekuestrua 1000 kilogramë marijuanë dhe disa armë të cilat përdoren për të ruajtur lëndën narkotike.
Hetimet e dy agjencive ligjzbatuese kishin nisur të ndara, por u bashkuan më pas në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë.
Emrat e shqiptareve
Fation Hoxhaj, 40 vjeç; Mandi Hoxha i njohur edhe si Gentian Hoxhaj, 37 vjeç, Erson Zhuka, 41 vjeç dhe Roland Kalemaj, 41 vjeç, supozohen se sipas mediave janë krerët e grupit.
Gjatë hetimeve shkruajnë mediat janë regjistruar rreth 50.000 përgjime cka ka cuar më pas në identifikimin e rrjetit i cili trafikonte sasi të mëdha të marijuanës vlera e të cilës arrinte miliona euro.
[gallery]22582[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO