Drogë nga Spanja drejt vendeve të BE/ Në pranga 11 persona, mes tyre dhe shqiptarë (VIDEO)

SPANJË- Një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë është shkatërruar në Murcia të Águilas, aty ku është gjetur  dhe sekuestruar sasia prej 436 kilogramëve marijuanë. Mes 11 të arrestuarve, ka dhe shqiptarë shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa të tjerët janë polakë dhe italianë. 

Grupi kriminal njihej për trafikimin e lëndëve narkotike në në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, veçanërisht Poloni, Gjermani dhe Itali. Por si bazë kishin Spanjën, aty ku e kultivonin kanabisin dhe më pas e transportonin me kaminë. 

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 246 mijë e 510 euro të grupit kriminal të cilat do të përdoreshin për mjetet e paketimit dhe transportit të ngarkesave. Operacioni policor u shtri në disa zona të Spanjë si në Malaga, Jaén, Almería dhe Murcia por në këtë të fundit arritën të gjenin bazën e kultivimit të drogës. Edhe sasia e drogës së gjetur është në formën e sythave. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 31/10/2019 07:20

    Ca behet keshtu gjithe policia ne kerkim te barishteve lan nam ne gjithe boten. Zhvleresojeni njehere e mire ate mut barishte se barishte si gjithe te tjerat eshte. Legalizojeni se late nam anembane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së